Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Daut Haradinaj ka bërë të ditur se do të lirojë pozitën e deputetit, duke theksuar se këtë vendim e merr me bindjen se përgjegjësia ndaj vendit nuk kufizohet vetëm në një funksion institucional.



“Unë jam krenar me kombin tim dhe me vendin tim. Për të gjithë ata që e duan Kosovën të zhvilluar dhe në rrugën e drejtë, ndihem i vlerësuar dhe mirënjohës për besimin që ma keni dhënë. Por mbi të gjitha, dua t’i falënderoj ata që më përzgjodhën si përfaqësues të tyre,” ka shkruar Haradinaj.


Ai ka shtuar se zëri i tij do të vazhdojë të jetë aktiv në çdo hapësirë ku kërkohet angazhim për Kosovën dhe interesin e qytetarëve.


“Zëri im nuk do të jetë vetëm në foltoren e Kuvendit. Zëri im do të jetë i pranishëm kudo ku kërkohet angazhim për Kosovën, për interesin e qytetarëve dhe për të ardhmen që e duam të gjithë,” ka theksuar ai.


Haradinaj ka bërë të ditur se këtë vendim e merr si pjesë të një angazhimi më të gjerë publik dhe kombëtar.


“Siç kam premtuar që në fillim, do ta liroj pozitën e deputetit për t’u dhënë hapësirë kolegëve të mi. Këtë e bëj me bindjen se përgjegjësia dhe kontributi ndaj vendit nuk maten vetëm me një pozitë,” ka shkruar ai.


Në fund, ai ka ritheksuar se Kosova mbetet mbi të gjitha për të.


“Vendi im i vetëm është Kosova. Kosova e dëshmorëve dhe martirëve tanë… Për mua, Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbi të gjitha,” përfundon reagimi i tij.

Postimi i plotë:

Unë jam krenar me kombin tim dhe me vendin tim.


Për të gjithë ata që e duan Kosovën të zhvilluar dhe në rrugën e drejtë, ndihem i vlerësuar dhe mirënjohës për besimin që ma keni dhënë. Por mbi të gjitha, dua t’i falënderoj ata që më përzgjodhën si përfaqësues të tyre.


Zëri im nuk do të jetë vetëm në foltoren e Kuvendit. Zëri im do të jetë i pranishëm kudo ku kërkohet angazhim për Kosovën, për interesin e qytetarëve dhe për të ardhmen që e duam të gjithë.


Siç kam premtuar që në fillim, do ta liroj pozitën e deputetit për t’u dhënë hapësirë kolegëve të mi. Këtë e bëj me bindjen se përgjegjësia dhe kontributi ndaj vendit nuk maten vetëm me një pozitë. Përkundrazi, do të jem edhe më aktiv në mbështetje të vlerave tona kombëtare, historisë sonë dhe çdo kauze që i shërben Kosovës.


Vendi im i vetëm është Kosova. Kosova e dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kosova për të cilën është sakrifikuar shumë dhe që meriton më të mirën nga secili prej nesh.


Për mua, Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbi të gjitha.


Faleminderit për besimin.

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

0:000:00