Haradinaj në Gjakovë dhe Junik, shpreh ngushëllime për familjet Salihu dhe Shehu

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremonitë e ngushëllimit për dy familje në Gjakovë dhe Junik, pas ndarjes nga jeta të dy personave.

Fillimisht, Haradinaj ka vizituar familjen Salihu në Batushë të Gjakovës, ku ka ngushëlluar për ndarjen e parakohshme nga jeta të Blerimit, djalit të Jashar Salihut.

“Ndarja e parakohshme e Blerimit, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit Jashar Salihu, na preku të gjithëve. Blerimi ishte një djalë i edukuar, i cili edhe pa praninë fizike të babait të tij hero, u rrit me vlerat dhe lavdinë që la pas Jashari. Sot ndamë dhimbjen me familjen Salihu, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Më pas, ai ka vizituar edhe familjen Shehu në Junik, pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu, raporton Klankosova.tv.

Haradinaj ka vlerësuar kontributin e tij në arsim, duke thënë se ai ka edukuar breza të tërë me dije, atdhedashuri dhe vlera njerëzore.

“Në Junik, ndamë dhimbjen me familjen Shehu, pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu. Si një mësues i përkushtuar, ai edukoi breza të tërë me atdhedashuri, dije dhe vlera të larta njerëzore, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të arsimit dhe atdheut. Ngushëllime të sinqerta familjeve Salihu dhe Shehu, të afërmve dhe miqve!”, ka shkruar Haradinaj./ Periskopi/

Të ngjashme
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

0:000:00