Gjykata cakton nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata cakton nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri Sh.O., ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe ndaj të dyshuarës A. O. (nëna) për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë”.


Në njoftim thuhet se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

I pandehuri Sh. O. dhe i mituri A:O. më datë 14.06.2026, në fshatin Kobaj, Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje dhe me dashje privojnë nga jeta viktimën A.O. dhe me atë rast vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit I.O., të shtyrë nga e dyshuara A.O. nëna të pandehurve, në atë mënyrë që pas një konflikti të mëhershëm të lindur nga mosmarrëveshjet, fillimisht përfshihen në një konflikt verbal e më pas fizik me viktimat A.O. dhe I.O., të cilët përdorin mjete të mprehta – thika, i sulmojnë dhe i godasin ata. Si pasojë e goditjeve të marra me thikë në pjesën e gjoksit, viktima A.O. ndërron jetë, ndërsa i dëmtuari I.O. pëson lëndime të rënda trupore, të rrezikshme për jetën, për çka është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Duke marrë parasysh provat materiale, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet janë në fazën fillestare, dhe të pandehurit me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale mund të fshihen apo jepen në arrati, apo të ndikojnë në dëshmitarë dhe në prova,, duke pamundësuar zhvillimin e rregullt të procedurës penale, në këtë rast caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, po ashtu mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, me këmbëngulësi dhe vendosmëri të pandehurit Sh.O., dhe i mituri A.O,, të shtyrë nga e pandehura A.O. (nëna e tyre), duke përdorur mjetet të mprehta përfshihen në një konflikt fillimisht verbal dhe pastaj fizik, me viktimën A.O., dhe të dëmtuarin I.O., si pasojë e goditjeve me mjete të mprehta, viktima A.O., ndërron jetë në vendin e ngjarjes, kurse i dëmtuari I.O., merr lëndime trupore, këto tregojnë se me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i lartë që mund të përsëriten vepra penale të kësaj natyre.

Të ngjashme
Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

0:000:00