Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

E.Zubaku 24 -vjeçare, dhe A.Zubaku 18-vjeçare (emra të njohur për redaksinë), janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë.
Vdekja e tyre është konfirmuar edhe nga familjarët e të ndjerave, ndërsa dhimbja për këtë humbje është e madhe.
Nga ana tjetër, mediumet gjermane raportojnë se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda. Në aksidentin zinxhir që pasoi përplasjen fillestare, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete, humbën jetën dy vajza.
Sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar aksidentin fillestar. Një nga personat e përfshirë mbeti i lënduar rëndë, raporton KlanKosova, transmeton Periskopi.
Për shkak të përplasjes, pesë automjete që po lëviznin pas tyre nuk arritën të frenonin në kohë, duke shkaktuar një aksident tjetër zinxhiror.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një veturë humbën jetën në vendngjarje./Periskopi/











