Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Për të hyrë në operim në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, pacientët duhet të kalojnë muaj të tërë në listat e pritjes.

Njëri prej tyre është Ismet Musa, i cili thotë se po përballet me dhimbje të forta e pavarësisht kësaj i është rekomanduar termin për ndërhyrje kirurgjikale.

Në raportin e tij mjekësor shkruan se ai ka “hernie inguinale”, e njohur si kilë në ijë, por me gjithë se është në gjendje të rëndë, ai për operimin duhet të presë gjashtë muaj.

“Kam shku në Emergjencë me dhimbje dhe më kanë thënë se brenda gjysmë ore duhet të futem në operacion. Kanë dashur të më fusin në operacion dhe kur i kam pyetur a do të ma vendosin rrjetën, më kanë thënë se duhet të shkoj në Kirurgji Abdominale. Kam shkuar, i kam bërë konsultat me mjekë, pesë mjekë më kanë kontrolluar dhe më kanë thënë se duhet të hyj në operacion, më së shumti brenda 10 ditësh. Kur shkova në Drejtori të Kirurgjisë Abdominale, më thanë se drejtori është në pushim dhe disa zëvendës të tij më thanë se duhet të pres 6 muaj”, ka thënë Musa.


E për të pritur gjashtë muaj, ai thotë se e ka të pamundur, sepse dhimbjet e forta që i shfaqen në momente të caktuara janë të vështira për t’u përballuar.

Musa thotë se nuk ka as mundësi financiare që t’i drejtohet sektorit privat.

“Nuk është ky rast që pret 6 muaj. Po të ishte rast që pret 6 muaj, do të ishte normale, por nuk është rast që mund të presë njeriu 6 muaj për një operacion, sepse kam shumë dhimbje. Sa më shpejt që të jetë e mundur duhet të operohem. Me një pagë veterani unë nuk mund të hyj privat, sepse kushton 700, 800 e deri në 1000 euro. Unë 204 euro i marr pension, çka me ba me to? Jam zhgënjyer shumë me Kirurgjinë Abdominale”, ka thënë ai.

Pas rekomandimit që të presë me muaj, ai thotë se ka mbetur pa zgjidhje.

KOHA ka biseduar edhe me pacientë të tjerë, të cilët kanë treguar se për t’iu nënshtruar operimit u është dashur të presin rreth pesë muaj. Ndërkaq, një pacient tjetër që gjatë javës së shkuar ka ardhur për të caktuar termin, ka thënë se është njoftuar nga personeli shëndetësor se termini mund t’i caktohet tek për në fillim të dhjetorit.

KOHA ka dërguar pyetje në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për të mësuar arsyet e listave të pritjes në Kirurgjinë Abdominale, por që nga e marta nuk ka marrë përgjigje./Periskopi

Të ngjashme
Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

0:000:00