Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Përgjigja që vjen nga shkenca

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Përgjigja që vjen nga shkenca

Nëse ju duket se mushkonjat ju zgjedhin gjithmonë ju si objektivin e tyre kryesor, shkenca ka një shpjegim. Studiuesit kanë zbuluar se këto insekte nuk pickojnë rastësisht, por udhëhiqen nga një kombinim faktorësh biologjikë dhe kimikë që ndryshojnë nga një person te tjetri.

Sipas ekspertëve, mushkonjat tërhiqen kryesisht nga dioksidi i karbonit që nxjerrim gjatë frymëmarrjes, aroma e trupit, temperatura e lëkurës dhe lagështia. Vetëm mushkonjat femra pickojnë njerëzit, pasi kanë nevojë për gjak për procesin e riprodhimit, shkruan abcnews.al, raporton Periskopi.

Shkencëtarët shpjegojnë se dioksidi i karbonit është sinjali i parë që i orienton mushkonjat drejt njeriut. Kur afrohen më shumë, ato fillojnë të dallojnë aromat e veçanta të trupit, të cilat mund ta bëjnë një person më tërheqës se një tjetër.

Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, nuk ka prova të forta shkencore që mushkonjat preferojnë lloje të caktuara gjaku. Po ashtu, nuk është vërtetuar se ngjyra e syve, flokëve apo e lëkurës ndikon drejtpërdrejt në pickimet e tyre.

Në qendër të vëmendjes së studiuesve është mikrobioma e lëkurës, e cila prodhon qindra përbërje kimike të ndryshme. Disa prej tyre rezultojnë veçanërisht tërheqëse për mushkonjat.

Një studim i fundit identifikoi një substancë të quajtur “1-okten-3-ol”, e njohur edhe si “alkooli i kërpudhave”, e cila prodhohet nga zbërthimi i sebumit të lëkurës. Personat që prodhonin sasi më të mëdha të kësaj substance rezultuan më tërheqës për mushkonjat.

Ekspertët kanë zbuluar gjithashtu se konsumimi i birrës rrit rrezikun e pickimit. Birra rrit temperaturën e trupit, sasinë e dioksidit të karbonit të nxjerrë dhe ndryshon aromën e lëkurës, duke e bërë një person më të dukshëm për insektet.

Një studim i kryer në Holandë me 465 pjesëmarrës tregoi se personat që kishin konsumuar birrë gjatë 24 orëve të fundit ishin rreth 35 për qind më tërheqës për mushkonjat krahasuar me ata që nuk kishin konsumuar alkool.

Studiuesit paralajmërojnë se kuptimi i këtyre mekanizmave po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, pasi ndryshimet klimatike po favorizojnë përhapjen e llojeve të mushkonjave që transmetojnë sëmundje të rrezikshme si malaria, dengue dhe chikungunya.

Për t’u mbrojtur, ekspertët rekomandojnë përdorimin e repelentëve, veshjen e rrobave që mbulojnë trupin, përdorimin e rrjetave kundër mushkonjave dhe kufizimin e konsumit të alkoolit gjatë periudhave me prani të lartë të insekteve./ Periskopi/

Të ngjashme
Lodhjet e marramendjet e shpeshta, çfarë mund të tregojnë për shëndetin nervor

Lodhjet e marramendjet e shpeshta, çfarë mund të tregojnë për shëndetin nervor

Qershitë, aleat natyral për shëndetin gjatë verës

Qershitë, aleat natyral për shëndetin gjatë verës

Studimi i ri zbulon si ndikojnë vezët në kolesterol

Studimi i ri zbulon si ndikojnë vezët në kolesterol

Ushqimi që duhet të hanë personat që kanë probleme të zemrës dhe diabetin

Ushqimi që duhet të hanë personat që kanë probleme të zemrës dhe diabetin

Ja sa pompa duhet të jeni në gjendje të bëni, sipas moshës suaj

Ja sa pompa duhet të jeni në gjendje të bëni, sipas moshës suaj

Shenjat e fshehura që tregojnë se keni mungesë kalciumi

Shenjat e fshehura që tregojnë se keni mungesë kalciumi

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase të ecjes

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase të ecjes

Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?

Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?

Si ta ndaloni migrenën para se të fillojë?

Si ta ndaloni migrenën para se të fillojë?

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?

Dush në mëngjes apo në mbrëmje? Shkenca ka një përgjigje të qartë

Dush në mëngjes apo në mbrëmje? Shkenca ka një përgjigje të qartë

Çfarë mund të bëjë pirja e një gote uji në mëngjes për energjinë dhe tretjen tuaj

Çfarë mund të bëjë pirja e një gote uji në mëngjes për energjinë dhe tretjen tuaj