Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?

Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?

Për shumë njerëz, dita nis me një filxhan kafe sapo hapin sytë. Por çka ndodh në trup kur kafeja konsumohet me stomak bosh?


Dietologia dhe trajnerja e shëndetit, doktoresha Shannon Lavery, me gati 20 vjet përvojë, ka thënë se shumë nga paralajmërimet që qarkullojnë në rrjetet sociale janë të ekzagjeruara, ka shkruar Bored Panda.

Sipas saj, pirja e kafesë me stomak bosh nuk shkakton ulçera dhe as nuk “dëmton stomakun”, siç pretendohet shpesh. Ajo thjesht nxit prodhimin e acidit në stomak, gjë që mund të shkaktojë urth ose refluks te disa persona.

“Gjithçka që bën kafeja me stomak bosh është të nxisë lirimin e acidit në stomak”, ka shpjeguar doktoresha Lavery.

Ajo shton se ulçerat zakonisht lidhen me infeksionin bakterial H. pylori ose përdorimin e tepërt të ilaçeve kundër dhimbjeve, jo me konsumimin e kafesë. Megjithatë, personat që tashmë vuajnë nga ulçerat duhet ta shmangin kafenë, pasi mund t’ua përkeqësojë simptomat.

Ekspertja thekson gjithashtu se kafeja nuk është zgjedhja më e mirë për njerëzit që vuajnë nga ankthi, pasi bllokon adenozinën, një substancë në tru që ndihmon relaksimin.

Një tjetër mit që ajo kundërshton është ideja se kafeja është arsyeja kryesore pse zgjohemi në mëngjes. Në fakt, sipas saj, rolin kryesor e luan hormoni kortizol.


“Kortizoli rritet natyrshëm menjëherë pas zgjimit dhe arrin kulmin brenda 30 deri në 45 minutave të para. Pikërisht ai ju ndihmon të ndiheni energjikë në mëngjes”, ka thënë Lavery.

Për këtë arsye, pirja e kafesë menjëherë pas zgjimit mund të mos japë efektin energjizues që shumë njerëz presin, pasi trupi tashmë është në gjendje gatishmërie.

Ekspertët rekomandojnë që filxhani i parë i kafesë të konsumohet një ose dy orë pas zgjimit.

Ndërkohë, mjekja britanike Nighat Arif këshillon që kafeja të mos pihet pas orës 14:00, pasi kafeina mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.

“Studimet tregojnë se njerëzit flenë më mirë kur shmangin kafeinën në orët e pasdites”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Arif ka theksuar se ky rekomandim nuk vlen domosdoshmërisht për personat që punojnë me turne ose gjatë natës, të cilët mund të kenë nevojë për kafe në orare të ndryshme.

Të ngjashme
AI sjell një revolucion në mjekësi, krijohet vaksina që mund të parandalojë pandemitë e ardhshme

AI sjell një revolucion në mjekësi, krijohet vaksina që mund të parandalojë pandemitë e ardhshme

Gjumi i dobët lidhet me rritjen e kancerit te të rinjtë

Gjumi i dobët lidhet me rritjen e kancerit te të rinjtë

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Katër zakone të mbrëmjes që mund të ngadalësojnë plakjen

Katër zakone të mbrëmjes që mund të ngadalësojnë plakjen

Si të flini më rehat gjatë natës?

Si të flini më rehat gjatë natës?

Shpresë e re kundër kancerit

Shpresë e re kundër kancerit

Kur duhet ngrënë darka për një tru dhe zemër më të shëndetshme?

Kur duhet ngrënë darka për një tru dhe zemër më të shëndetshme?

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase të ecjes

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase të ecjes

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan