​E diela ishte ditë e rëndë për Kosovën, vdiqën 4 persona

​E diela ishte ditë e rëndë për Kosovën, vdiqën 4 persona

Katër persona kanë humbur jetën të dielën në Kosovë, në raste të ndryshme.

Njëri nga ta vdiq si pasojë e një vrasje me thikë, dy për shkak të aksidenteve në trafik ndërsa i katërti si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Rasti më i rëndë u raportua në Prizren, ku një person mbeti i vrarë pas një përleshjeje. Sipas Policisë, viktima dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë) dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Një person tjetër ka mbetur i lënduar në këtë ngjarje. Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, dy burra dhe një grua.

Një rast tjetër i vdekjes është raportuar në Aeroportin “Adem Jashari”. Policia ka njoftuar se një personi i ishin shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më pas ka ndërruar jetë. Ai, siç raportohet, po vinte nga Zvicra në Kosovë, me avion.


Rasti i tretë është ai në autostradën “Ibrahim Rugova” ku ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Policia njofton se drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën, duke shkaktuar aksidentin ku humbi jetën një pasagjere ndërsa vetë shoferi ka pësuar lëndime dhe po trajtohet në QKUK.

Po ashtu, në Gjilan është raportuar vdekja e një personi që po trajtohej nga lëndimet e marra në një aksident trafiku të ndodhur më 2 maj të këtij viti.

Të ngjashme
Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Prokuroria jep detaje

Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Prokuroria jep detaje

Trump shkon me një orë vonesë në sesionin e mëngjesit të G7-ës dhe bën shaka: Unë jam bossi

Trump shkon me një orë vonesë në sesionin e mëngjesit të G7-ës dhe bën shaka: Unë jam bossi

Aksident i rëndë në rrugën Carralevë-Komoran, vdes një i mitur

Aksident i rëndë në rrugën Carralevë-Komoran, vdes një i mitur

Messi i jashtëzakonshëm shkruan histori të re me një paraqitje madhështore që do të mbahet mend gjatë

Messi i jashtëzakonshëm shkruan histori të re me një paraqitje madhështore që do të mbahet mend gjatë

Shpërfillja e thirrjeve të ShBA-së për gazin nga Qeveria në detyrë, reagon Oda Amerikane

Shpërfillja e thirrjeve të ShBA-së për gazin nga Qeveria në detyrë, reagon Oda Amerikane

Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

“14 vjeç nisa të konsumoja marihuanë”, rrëfimi i të riut shqiptar që la drogën pas 12 vitesh

“14 vjeç nisa të konsumoja marihuanë”, rrëfimi i të riut shqiptar që la drogën pas 12 vitesh

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Vendimi i VAR-it në ndeshjen Francë - Senegal që i habiti gjyqtarët më të mirë në botë

Vendimi i VAR-it në ndeshjen Francë - Senegal që i habiti gjyqtarët më të mirë në botë

Arrestohet burri që rrahu gruan në Mitrovicë

Arrestohet burri që rrahu gruan në Mitrovicë

KQZ: Sot përfundon numërimi i të gjitha fletëvotimeve

KQZ: Sot përfundon numërimi i të gjitha fletëvotimeve

Tjetër incident në Prishtinë – gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një personi

Tjetër incident në Prishtinë – gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një personi

Rama në Berlin: Jam piktori më i madh mes kryeministrash

Rama në Berlin: Jam piktori më i madh mes kryeministrash

0:000:00