Aksident i rëndë në rrugën Carralevë-Komoran, vdes një i mitur

Një i mitur ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën Carralevë-Komoran.
Rasti u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet”.
“Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në konfirmim.












