Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit, për herë të parë që kur Shtetet e Bashkuara nisën bllokadën detare dy muaj më parë, tha më 17 qershor një ueb-faqe që gjurmon lëvizjet e anijeve.

Ky zhvillim vjen teksa përfaqësuesit e lartë të Iranit dhe SHBA-së pritet të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare në Zvicër më 19 qershor, që synon përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet në një resort malor në Zvicër, raporton REL, transmeton Periskopi.

Ueb-faqja Tanker Trackers, që gjurmon ruajtjen dhe transportimin e naftës, konfirmoi lëvizjen e “eksportit të parë të naftës së papërpunuar të Iranit në dy muaj”, bazuar në të dhënat digjitale që tha se përkonin me imazhet satelitore.


Të paktën dy anije cisternë të Kompanisë Kombëtare Iraniane të Cisternave, përfshirë edhe dy super-cisterna me naftë të papërpunuar të quajtura “Diona” dhe “Hero2” që kanë kaluar përmes zonës të bllokadës të marinës detare amerikane, janë ngarkuar me 3.8 milionë fuçi naftë të papërpunuar iraniane nga terminalet e shtetit dhe më pas kanë lëvizur drejt destinacioneve të tyre”, shkroi në X ueb-faqja Tanker Trackers.

Më pas, kompania njoftoi se edhe një cisternë e tretë iraniane kishte kaluar përmes bllokadës detare të SHBA-së.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara e nënshkruan në mënyrë elektronike më 15 qershor memorandumin e mirëkuptimit për t’i dhënë fund luftës, i hartuar në formën e një dokumenti të përgjithshëm.

Përveç përfundimit të luftës, ky memorandum kishte në fokus edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugë kyç ujore nga e cila rëndom kalon një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit./Periskopi/

Të ngjashme
CNN: Izraeli dhe Libani të lënë mënjanë në negociatat me Iranin

CNN: Izraeli dhe Libani të lënë mënjanë në negociatat me Iranin

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja

Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm

Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm

Tunizia përsëriti startin historik të Greqisë 1994, eliminim i hershëm në Botëror

Tunizia përsëriti startin historik të Greqisë 1994, eliminim i hershëm në Botëror

Pamje shqetësuese nga Badoci, ndotja kërcënon një nga burimet kryesore të ujit në Kosovë

Pamje shqetësuese nga Badoci, ndotja kërcënon një nga burimet kryesore të ujit në Kosovë

Zëvendëspresidenti amerikan deklarohet pas takimit me iranianët

Zëvendëspresidenti amerikan deklarohet pas takimit me iranianët

Protesta për pronat edhe në Kakome të Shqipërisë, shembet një rrethim 22-vjeçar

Protesta për pronat edhe në Kakome të Shqipërisë, shembet një rrethim 22-vjeçar

Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer do të japë dorëheqjen të hënën

Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer do të japë dorëheqjen të hënën

Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, policia jep detaje

Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, policia jep detaje

Bushati për protestat në Tiranë: Shqipëria e Re kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar

Bushati për protestat në Tiranë: Shqipëria e Re kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar

Nisin bisedimet, Vance nuk përgjigjet në pyetjen rreth Netanyahut

Nisin bisedimet, Vance nuk përgjigjet në pyetjen rreth Netanyahut

Ambasadorja izraelite pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Akt që turpëron popullin shqiptar

Ambasadorja izraelite pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Akt që turpëron popullin shqiptar

0:000:00