KQZ: Sot përfundon numërimi i të gjitha fletëvotimeve

KQZ: Sot përfundon numërimi i të gjitha fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 7 qershor.

Sot, pritet të numërohen 8 kutitë e mbetura, në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se me përfundimin e këtyre proceseve, do të hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimare.

“Gjatë ditës së sotme, më konkretisht në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, KQZ do të përmbyllë aktivitetet paszgjedhore, të cilat, KQZ i zhvillon për të ardhur deri tek rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatateve do të numërohet pjesa e mbetur e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi.

Nga votimi me postë kanë mbetur për t’u numëruar edhe tetë kuti.

Kurse, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, i cili është mundësuar në 52 vendvotime, ku janë evidentuar 8,751 votues.

Po ashtu, ka filluar edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i realizuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.

Të ngjashme
Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

U kritikua nga të gjithë, Martinez shpjegon arsyen pse e la Ronaldon në fushë për 90 minuta

U kritikua nga të gjithë, Martinez shpjegon arsyen pse e la Ronaldon në fushë për 90 minuta

Vance: Afati 60-ditor i marrëveshjes finale me Iranin nis sot

Vance: Afati 60-ditor i marrëveshjes finale me Iranin nis sot

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës inspekton bazën e FNS-së

Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës inspekton bazën e FNS-së

0:000:00