Protesta për pronat edhe në Kakome të Shqipërisë, shembet një rrethim 22-vjeçar

Protesta për pronat edhe në Kakome të Shqipërisë, shembet një rrethim 22-vjeçar

Dhjetëra banorë të Nivicës dhe Shën Vasilit, pronarë tokash në zonën e Kakomesë, emigrantë të kthyer nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe qytetarë të shumtë, kanë zhvilluar këtë të diel një protestë në gjirin e Kakomesë, duke kundërshtuar bllokimin e aksesit në plazh dhe në pronat e tyre prej më shumë se dy dekadash.

Nga pamjet e publikuara tregohen momentet kur protestuesit rrëzojnë kontenierë e mur rrethues e vendosur në hyrje të zonës, që sipas tyre, kanë penguar lëvizjen e lirë drejt plazhit dhe tokave private për 22 vite me radhë.

Ndërkohë në videon e shperndarë nga aktivisti Edison Leka shihen qytetarë të shumtë që brohorasin ndërsa largojnë pengesat fizike që kishin izoluar një nga zonat më të njohura bregdetare të Jugut.

Sipas banorëve, rrethimi i zonës është mbajtur për vite me radhë nga kompania “Riviera”, në pronësi të biznesmenit Luan Leka.

Protestuesit pretendojnë se kjo kompani ka kufizuar aksesin në plazh dhe në pronat e trashëguara të banorëve, duke krijuar një situatë që ata e cilësojnë të papranueshme dhe në kundërshtim me interesin publik.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit deklaruan se kanë paralajmëruar prej kohësh se do të ndërmerrnin veprime konkrete nëse situata nuk do të merrte zgjidhje.

Ata akuzojnë se për vite me radhë kërkesat e tyre për hapjen e rrugëve të kalimit dhe rikthimin e aksesit të lirë në Kakome nuk janë dëgjuar nga institucionet përgjegjëse./Periskopi/



Të ngjashme
Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Ramush Haradinaj nuk e përjashton kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Ramush Haradinaj nuk e përjashton kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

CNN: Izraeli dhe Libani të lënë mënjanë në negociatat me Iranin

CNN: Izraeli dhe Libani të lënë mënjanë në negociatat me Iranin

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja

0:000:00