Aksident mes tri veturave në Krushevë të Klinës, policia jep detaje

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe në të kanë qenë të përfshira tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti. Gjendja shëndetësore e personit të lënduar nuk është bërë e ditur./Periskopi/

Të ngjashme
Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Orllan të Podujevës

Haziri sërish kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse: Skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund

Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

0:000:00