Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës inspekton bazën e FNS-së

Punimet për ngritjen e bazës logjistike “Endurance”, e cila pritet të luajë një rol të rëndësishëm në operacionet humanitare dhe të rimëkëmbjes, po vazhdojnë me intensitet. Ecurinë e projektit e ka inspektuar nga afër ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Paqes përmes një njoftimi të publikuar në platformën “X”, ku thuhet se baza e mbështetjes logjistike do të shërbejë si një qendër kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), transmeton Periskopi.

Sipas njoftimit, objekti do të përdoret për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim të forcave gjatë angazhimit të tyre në mbështetje të përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare.

“Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, inspektoi ecurinë e punimeve në Bazën e Mbështetjes Logjistike ‘Endurance’, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe për ISF-në për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim gjatë mbështetjes së përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare”, thuhet në njoftimin e Bordit të Paqes.

Bordi nuk ka bërë të ditura detaje shtesë lidhur me afatet e përfundimit të projektit apo kapacitetet e plota të bazës./ Periskopi/

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

0:000:00