Avokati i Thaçit i reagon Speciales që prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë”: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli

Avokati i Thaçit i reagon Speciales që prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë”: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar Gjykatës Speciale pak pasi ajo prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” në këtë gjykatë në Hagë.

Avokati shkroi në një postim në Facbook se Apeli i Gjykatës Speciale ka refuzuar çdo kërkesë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim atje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, shkroi Misetic.

Në deklaratën e zëdhënësit të Gjykatës Speciale, Michael Doyle, thuhet se kjo gjykatë garanton “të drejtat për një gjykim të drejtë për të akuzuarit, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht”.


“Gjyqtarët zbatojnë vazhdimisht konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të saj. Nëse një i pandehur mendon se rregullat nuk po zbatohen siç duhet, ai mund të apelojë vendimet te një panel i veçantë i gjyqtarëve të pavarur. Të pandehurit mund të paraqesin gjithashtu një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme dhe mund t’i drejtohen Dhomës së Gjykatës Kushtetuese nëse mendojnë se të drejtat e tyre individuale të njeriut janë shkelur. Ky sistem pasqyron mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ekziston edhe para gjykatave të tjera në Kosovë. Të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër rastesh, e kanë bërë këtë me sukses”, thotë zëdhënësi./ Periskopi/

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

0:000:00