1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar për vrasjen e Albian Osmanaj në Kobaj të Prizrenit.

Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më 14 korrik 2026.

Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit është e bazuar, duke theksuar se paraburgimi është i domosdoshëm për sigurimin e zhvillimit të pa penguar të procedurës dhe prezencës së të miturit në proces.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i për të Mitur, Gjyqtarja e procedurës paraprake, konform dispozitave ligjore të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, dhe Kodit të Procedurës Penale, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 14.07.2026, për shkak të veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5, lidhur me neni 31 të KP-së. Gjyqtarja për të mitur, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar. Gjyqtarja për të mitur, ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar në ligj, dhe i arsyeshëm dhe do të siguroj zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës përgatitore, dhe sigurimin e prezencës së të miturit para institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Ndërkohë, gjykata ka bërë të ditur se është pranuar edhe kërkesa për paraburgim ndaj dy personave të tjerë të dyshuar për lidhje me rastin.

“Gjykata në orët e pasdites të datës 15.06.2026, ka pranuar edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të pandehur të tjerë, Sh. O., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe ndaj të dyshuarës A. O., e cila gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë” nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”

“Kjo kërkesë do të trajtohet pranë Departamentit për Krime të Rënda, dhe Gjyqtarja e procedurës paraprake, brenda afatit ligjor do të cakton seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

0:000:00