Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Irani hodhi një tjetër hap drejt kualifikimit në fazën e ardhshme të Kupës së Botës 2026, pasi barazoi pa gola (0:0) ndaj Belgjikës në Los Anxhelos.

Megjithatë, ashtu si në ndeshjet e mëparshme të turneut, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te futbolli, pasi takimi u shoqërua nga tensione politike dhe incidente sigurie.

Pas përfundimit të ndeshjes, të paktën një person u arrestua pasi tentoi të hynte në fushë i veshur me një fanellë që mbante simbolikën e flamurit iranian të periudhës para Revolucionit Islamik të vitit 1979, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Pretendimi se një përfaqësues zyrtar i Federatës Iraniane të Futbollit tentoi të hynte në Shtetet e Bashkuara dhe u ndalua nga autoritetet është një gënjeshtër e hapur dhe e padiskutueshme”, thuhej në deklaratën e federatës.

Mullin deklaroi për Fox News se shumica e kombëtareve udhëtojnë me rreth 120 persona, ndërsa Iranit iu miratua një delegacion prej vetëm 53 anëtarësh. Sipas tij, pjesa tjetër e personave për të cilët ishte kërkuar vizë kishin lidhje me IRGC-në dhe nuk bënin pjesë në delegacionin e zakonshëm sportiv.


Federata iraniane kundërshtoi këto akuza, duke theksuar se ato nuk mbështeten në asnjë provë dhe përbëjnë një përpjekje për të justifikuar trajtimin diskriminues ndaj përfaqësueses së Iranit.


Gjatë gjithë turneut, Irani është ankuar vazhdimisht për ndërhyrjen e çështjeve politike në pjesëmarrjen e tij sportive.

Futbollistët dhe stafi teknik kishin shprehur më herët pakënaqësi për ndryshimet në organizimin e udhëtimeve, si dhe për ndalimin e hyrjes së disa zyrtarëve dhe anëtarëve të stafit në Shtetet e Bashkuara.

Federata ka paralajmëruar se do të paraqesë një ankesë zyrtare pranë FIFA-s.

Mesfushori Alireza Jahanbakhsh deklaroi se skuadra dëshiron të fokusohet te futbolli dhe te ndeshja e radhës kundër Egjiptit në Seattle.

“Nuk po kërkojmë asgjë më shumë. Kërkojmë vetëm të trajtohemi njësoj si të gjitha 47 kombëtaret e tjera”, u shpreh ai.

Ndërkohë, jashtë stadiumit në Los Anxhelos, qindra protestues u mblodhën për të demonstruar kundër regjimit iranian.

Brenda impiantit sportiv u panë si flamujt zyrtarë të Iranit, ashtu edhe flamujt historikë me luanin dhe diellin, simbole të përdorura para revolucionit të vitit 1979, ndërsa në tribuna nuk munguan as tifozët belgë. /Periskopi

Të ngjashme
“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

0:000:00