Slogani i PDK-së, Hamza: Stop krizave, stop Albin Kurtit, stop Vetëvendosjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shpjeguar sloganin e subjektit të tij politik për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kandidati për kryeministër ka thënë se slogani “Stop krizës, ndrysho Kosovën”, ka disa mesazh, duke parë sipas tij, krizat dhe degradimin e shumë sektorëve në vend.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hamza ka thënë se pikërisht ky slogan nënkupton edhe “Stop për Albin Kurtin” dhe “Stop për Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Kosova është në një krizë politike. Është në një krizë shoqërore. Ekonomia nuk ka ndonjë performancë të mirë. Kemi një polarizim ekstrem shoqëror, një ndarje të shoqërisë në atë që nëse je me mua i takon dritës, e nëse nuk je me mua i takon errësirës. Unë e di që jo krejt qytetarët e Kosovës i takojnë një subjekti politik. Është shumë më mirë që ka pluralizëm, por edhe ata që nuk janë me mua, e as ata që nuk më votojnë, nuk janë errësira.”

“Ne i kemi thënë stop kësaj krize. Stop emigrimit të të rinjve. Stop degradimit të shëndetësisë, stop degradimit të arsimit, stop tenderave njëburimor… Stop aferave të ndryshme, aferave në energji. Stop Vetëvendosjes, stop Albin Kurtit”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se Kosova ka mundësi të jetë më mirë, si në aspektin ekonomik, si në fusha të tjera.

“Degradimin ne mund ta ndalim, rritjen e çmimeve ne mund ta ndalim.”, ka thënë Hamza.

Kreu i PDK-së ka shtuar se partia e tij do të shënojë rritje të rezultatit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. /Periskopi

Të ngjashme
Reagon PDK-ja: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

16 shtatori për aktgjykimin në Hagë, Hamza: Po thellohet pakënaqësia në Kosovë, Gjykata Speciale po vepron si instrument politik

E rëndë në Suharekë: Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja

Varka e çoi në thellësi, si ndodhi tragjedia në Batllavë ku vdiq 25-vjeçari?

Vetëtima shkakton zjarr në një arë të Novobërdës

Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

Harry Kane e shpëton Anglinë nga eliminimi me dygolëshin e tij

OVL e UÇK e quan poshtërim të radhës vendimin e Hagës për shtyrjen e vendimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Verdikti final në Hagë, Çitaku: Do të flasë drejtësia, për Kosovën, për UÇK-në

Presidenti i SHBA bën udhëtimin e parë me “Air Force One” e ri që mori dhuratë nga Katari, Trump: Nuk ka asgjë tjetër si ky!

Largohet uji nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lirohet qarkullimi për mjete

Dalin rezultatet e intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

0:000:00