Kurti ‘selam’ Osmanit përmes këshilltarit: Pozitat e larta i mori me ndihmën e VV’së, në zgjedhjet e fundit fituam më shumë pa të

Kurti ‘selam’ Osmanit përmes këshilltarit: Pozitat e larta i mori me ndihmën e VV’së, në zgjedhjet e fundit fituam më shumë pa të

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar situatën politike lidhur me zgjedhjen e President, proces për të cilin ka pasur edhe përplasje mes stafit të presidentes Vjosa Osmanit, me Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Zulfaj, ka thënë se Osmani ka marrë pozitat më të larta shtetërore, kryetare e kuvendit dhe presidente, me ndihmën e VV’së, […]

Zulfaj, ka thënë se Osmani ka marrë pozitat më të larta shtetërore, kryetare e kuvendit dhe presidente, me ndihmën e VV’së, dhe se asnjë figurë e VV’së s’i ka mbajtur këto dy pozita.

‘‘Në vitin 2021, Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të prirë nga Vjosa Osmani, fitoi një rezultat rekord, të paparë deri atëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, koalicioni fitues mori tri pozitat kryesore: Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Vjosa Osmani u bë presidente sërish me votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Rezultati i vitit 2021 u tejkalua në dhjetor të vitit 2025, kur koalicioni i njëjtë fitoi edhe më shumë vota, pa Vjosa Osmanin. Në këto zgjedhje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dolën dy deputetët më të votuar’’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

1/5

Vjosa është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.

1.

Dy nga tri pozitat më të larta në shtet, Kryeparlamentar dhe President, pozita që nderojnë çdo qytetar, Vjosa Osmani i ka marrë me ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht kontributit dhe atributeve të tyre.

Vjosa nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është ngritur si figurë politike përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Megjithatë, gjatë kohës sa ishte në LDK, ajo nuk arriti të marrë asnjë post të lartë shtetëror pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për herë të parë kur LDK e konsideroi për një pozitë më të lartë ishte në zgjedhjet e vitit 2019. Në kohën kur pritej që Albin Kurti të fitonte zgjedhjet, LDK e vendosi Vjosën si kundërkandidate për kryeministre e që në listë ja dhanë numrin 81.

Ajo i humbi ato zgjedhje, ndërsa kur filluan negociatat për koalicionin qeveritar, LDK e mënjanoi nga procesi. Negociatat u udhëhoqën nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu.

Vjosa Osmani u zgjodh kryeparlamentare në vitin 2020 si rezultat i koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në vitin 2021, Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të prirë nga Vjosa Osmani, fitoi një rezultat rekord, të paparë deri atëherë. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, koalicioni fitues mori tri pozitat kryesore: Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin. Vjosa Osmani u bë presidente sërish me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rezultati i vitit 2021 u tejkalua në dhjetor të vitit 2025, kur koalicioni i njëjtë fitoi edhe më shumë vota, pa Vjosa Osmanin. Në këto zgjedhje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca dolën dy deputetët më të votuar.

Presidenca e qet në rren VV’në: Vjosa Osmanit nuk i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje

 

Të ngjashme
Vdekja e papritur e senatorit amerikan, FBI nis hetimet, një ditë më parë ishte në Ukrainë

Vdekja e papritur e senatorit amerikan, FBI nis hetimet, një ditë më parë ishte në Ukrainë

Klinika Infektive jep detaje për gjendjen e personave që dyshohet se u helmuan në piceri

Klinika Infektive jep detaje për gjendjen e personave që dyshohet se u helmuan në piceri

Aksident i frikshëm në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, përmbyset një veturë

Aksident i frikshëm në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, përmbyset një veturë

Ushtarë të Kosovës i bashkohen misionit ndërkombëtar në Gaza

Ushtarë të Kosovës i bashkohen misionit ndërkombëtar në Gaza

Haalandi pati disa fjalë për VAR-in, pasi Norvegjisë iu anulua një gol ndaj Anglisë

Haalandi pati disa fjalë për VAR-in, pasi Norvegjisë iu anulua një gol ndaj Anglisë

SHBA-të këmbëngulin se Ngushtica e Hormuzit është e hapur ndërsa shkëmbejnë sulme me Iranin

SHBA-të këmbëngulin se Ngushtica e Hormuzit është e hapur ndërsa shkëmbejnë sulme me Iranin

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person

21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi

21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi

Rama njofton për përfundimin e punimeve në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”: Sonte hapet rruga

Rama njofton për përfundimin e punimeve në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”: Sonte hapet rruga

Dy numra 10 legjendarë, Messi ia dhuron fanellën e tij Baggios, pas ndeshjes me Zvicrën

Dy numra 10 legjendarë, Messi ia dhuron fanellën e tij Baggios, pas ndeshjes me Zvicrën

Shkak gjakmarrja, 25 plumba për 40-vjeçarin që u vra në Shqipëri

Shkak gjakmarrja, 25 plumba për 40-vjeçarin që u vra në Shqipëri

Dyshohet se e dhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali

Dyshohet se e dhunoi një 18-vjeçare gjermane, i riu shqiptar vihet nën hetim në Itali

Vdes ish udhëheqësi i Katarit

Vdes ish udhëheqësi i Katarit