Pjesëtarë të FSK-së padisin Ministrinë e Mbrojtjes për orët e papaguara të kujdestarisë

Një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përfshirë edhe zyrtarë me grada të larta ushtarake, kanë iniciuar padi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, duke kërkuar kompensimin financiar për orët shtesë të kujdestarisë që, sipas tyre, nuk u janë paguar për muaj të tërë. Burime të Periskopit bëjnë të ditur se […]

Një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përfshirë edhe zyrtarë me grada të larta ushtarake, kanë iniciuar padi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, duke kërkuar kompensimin financiar për orët shtesë të kujdestarisë që, sipas tyre, nuk u janë paguar për muaj të tërë.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se paditë lidhen me angazhimet jashtë orarit të rregullt të punës, përfshirë shërbimet e kujdestarisë, të cilat pretendohet se nuk janë trajtuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse.

Sipas të njëjtave burime, pavarësisht detyrimeve institucionale dhe strukturës hierarkike të FSK-së, e drejta për kompensim financiar për orët shtesë është e garantuar dhe duhet të zbatohet për të gjithë pjesëtarët.

Periskopi ka dërguar pyetje drejt Ministrisë së Mbrojtjes, por deri në publikim e këtij artikulli ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar publik lidhur me këto padi. /Periskopi/Enis Rrustemi/

Të ngjashme
‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit