Manipulimi me vota, më shumë se 20 persona në stacionin policor në jug të Mitrovicës

Manipulimi me vota, më shumë se 20 persona në stacionin policor në jug të Mitrovicës

Mbi 20 persona të cilët dyshohen për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, janë duke i intervistuar aktualisht në stacioni policor në jug të Mitrovicës. Intervistomi është duke u zhvilluar edhe në veri të Mitrovicës dhe po bëhet pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar policinë për intervistim të 43 kryesuesve të Qendrave […]

Intervistomi është duke u zhvilluar edhe në veri të Mitrovicës dhe po bëhet pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar policinë për intervistim të 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.

Avokati mbrojtës i njërit prej të dyshuarve Berat Peci deklaroi për mediat se klienti i tij ka mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet e prokurorisë.

Sipas tij, i dyshuari ka deklaruar se “nuk ka dorë, as nuk ka pasur interes apo qëllim që të falsifikojë apo të anojë te kurrfarë kandidati apo subjekti i caktuar”.

“Po fillimisht duhet të tregoj se policia ka pasur një aksion të gjerë, është duke i intervistuar personat të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale falsifikim i rezultatit të zgjedhjeve nga zgjedhjet e fundit të mbajtura me 28 dhjetor. Klienti im sapo përfundoi deklaratën, i njëjti, i njëjti deklaroi se nuk ka dorë, as nuk ka pasur interes, as qëllim që të falsifikojë, as të anojë te kurrfarë kandidati apo te një subjekti i caktuar….Realisht, qëllimi është sepse dyshohet se kanë vendosur ose shtuar rezultat ose vota në favor të dikujt, por siç e ceku edhe i dyshuari të cilin e mbrojta unë, ai nuk ka pasur as qëllim e as ndonjë dëshirë apo ndonjë formë tjetër që t’i vendosë dikujt vota. Kandidati im ishte nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe nga provat që kishte me vete rezultonte se nga të gjitha kutitë ku kishte marrë pjesë si kryesues, rezultati ishte minimal, dy ose tri vota plus-minus, nën marzhën e gabimit që lejohet nga Komisioni Qendror Zgjedhor”, tha ai .

Procesi hetimor është ende në fazë fillestare dhe pritet që hetimet e mëtejshme të zbardhin të vërtetën.

Ndërkohë, i dyshuari vazhdon të mbahet në stacionin policor në pritje të vendimeve të ardhshme nga organet e drejtësisë./Periskopi/

Të ngjashme
‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit