Kurti do kuorum në seancën për Presidentin, i gatshëm t’ia sigurojë PDK’së 8 nënshkrime që ajo të dalë me kandidatin e saj

Kurti do kuorum në seancën për Presidentin, i gatshëm t’ia sigurojë PDK’së 8 nënshkrime që ajo të dalë me kandidatin e saj

Kryeministri Albin Kurti e quajti “lajm të mirë” faktin që Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që president i vendit të zgjidhet një emër i propozuar nga kjo parti. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Kurti tha se “lajmi i mirë është që PDK-ja ka vendosur të propozojë një kandidat dhe kjo natyrisht […]

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Kurti tha se “lajmi i mirë është që PDK-ja ka vendosur të propozojë një kandidat dhe kjo natyrisht që jep shpresë për garë interesante në javën e ardhshme”.

Ai paralajmëroi se po shkojmë drejt një gare partiake për President.

Kurti përmendi që PDK-ja i ka 22 deputetë në Kuvend dhe se i duhen edhe 8 deputetë për t’i mbledhur nënshkrimet e nevojshme për ta çuar propozimin zyrtarisht në Kuvend. Për ato 8 nënshkrime shtesë që i duhen, tha se mund ta ndihmojë edhe LVV-ja.

“Ata janë subjekti i dytë për nga pesha në Kuvendin e Republikës dhe askush nuk mund të jetë afër sikur ata që këtë numër 22 ta bëj 30, duke shtuar edhe 8 nënshkrime për propozimin që do të jetë nga ana e PDK-së. Ta shohim tash se si do të ecë kjo punë, por, në rastin më të keq edhe aty mund të ndihmojmë ne, ose mund t’i ndihmojë edhe dikush tjetër, në mënyrë që të kemi garë, sepse ju e dini që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga periudha para më shumë se një dekade kërkon që të ketë garë… Andaj shpresoj që të kemi një garë ku emrat të dihen sa më shpejt”, tha ai.

Për zgjedhjen e Presidentit, nevojitet që në sallën e Kuvendit të jenë së paku 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk arrin t’i marrë votat e nevojshme, në rundin e tretë i mjaftojnë 61 vota./Periskopi

Të ngjashme
“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Emiratet e Bashkuara dënojnë sulmin iranian ndaj dy cisternave në Ngushticën e Hormuzit

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

’Shefi’ i Hoffenheimit konfirmon bisedimet me top-klube për Fisnik Asllanin

SHBA godet Iranin nga ajri për 5 orë pa pushim, hakmarrja vjen me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit Persik

SHBA godet Iranin nga ajri për 5 orë pa pushim, hakmarrja vjen me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit Persik

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Moti sot, temperaturat deri 30 gradë Celsius

Moti sot, temperaturat deri 30 gradë Celsius

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Plagoset një person në Pejë

Plagoset një person në Pejë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Andin Hoti i reagon ministres serbe: Edhe babai yt ideologjik Millosheviqi donte pastrim etnik në Kosovë por përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe

Andin Hoti i reagon ministres serbe: Edhe babai yt ideologjik Millosheviqi donte pastrim etnik në Kosovë por përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe

Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Kanosje, armë dhe municion: Katër persona arrestohen në Ferizaj

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Ardian Gjini i ashpër me Qeverinë: As termocentral me gas, as autostradat, po don me ta ba kuorumin, a?

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë

Kryediplomati iranian tallet me taksën e re të Trumpit në Hormuz: Ka absolutisht të drejtë