Hargreaves te Kuvendi për të uruar, përmend shpalljen e pavarësisë nga Hashim Thaçi

Hargreaves te Kuvendi për të uruar, përmend shpalljen e pavarësisë nga Hashim Thaçi

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves i uroi kosovarët për 18 vjet pavarësi. Ai, përmes një videoje të regjistruar para ndërtesës së Kuvendit në sheshin kryesor të Prishtinës, tha se duhet festuar për liritë dhe të drejtat që sjell pavarësia dhe për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe detyrimet e pjekurisë. Hargreaves tha […]

Ai, përmes një videoje të regjistruar para ndërtesës së Kuvendit në sheshin kryesor të Prishtinës, tha se duhet festuar për liritë dhe të drejtat që sjell pavarësia dhe për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe detyrimet e pjekurisë.

Hargreaves tha se “ndonjëherë është e vështirë të kujtohet se Kosova është shteti më i ri në Europë”, duke përmendur progresin e vendit.

Ambasadori tha se “Mbretëria e Bashkuar është krenare që ka qenë me ju në çdo hap të rrugës, duke qenë ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës”.

“Shumë këtu e kujtojnë atë moment. Ishte një vendim i bazuar në parime dhe në një besim të palëkundur në të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Hargreaves përmendi ish-kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, i cili e kishte shpallur pavarësinë.

“Dy ditë pasi Kryeministri Hashim Thaçi bëri deklaratën e tij të famshme në këtë ndërtesë, Sekretari i Jashtëm britanik iu drejtua Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar me fjalë që ende kumbojnë, duke thënë: ‘Pavarësia e Kosovës do të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi sfidues përpara, për të ndërtuar një vend të qëndrueshëm, të qëndrueshëm në zhvillim, shumetnik dhe demokratik’”, tha ai.

Ambasadori britanik tha se angazhimi i tyre “mbetet po aq i fortë sot për të ecur me ju në atë rrugëtim sa ishte në vitin 2008”.

“Po ashtu mbetet i fortë besimi ynë në rëndësinë e zotimeve të udhëheqësve të Kosovës për të ndërtuar një republikë demokratike, laike dhe multietnike, udhëheqësit e së cilës do të promovonin të drejtat dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

Pas 18 vjetësh, ai tha se “Kosova ka ecur shumë përgjatë këtij rrugëtimi” dhe se “progresi ka qenë i jashtëzakonshëm”.

“Në Mynih këtë fundjavë, Kryeministri ynë, Keir Starmer, bëri thirrje për një Europë më të fortë dhe për një NATO më evropiane, të mbështetur nga lidhje më të thella në fushën e mbrojtjes, industrisë, teknologjisë, politikës dhe ekonomisë në tërësi. Sepse këto janë themelet mbi të cilat do të mbështeten siguria dhe mirëqenia jonë”, tha ai.

Ky, tha ambasadori, “është gjithashtu vizioni që kemi për Kosovën dhe rolin e saj në një Europë të fortë, të sigurt dhe demokratike”.

Të ngjashme
Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN