103 deputetë i thonë “po”, marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës dhe “Kompas”

103 deputetë i thonë “po”, marrëveshjes së kredisë ndërmjet Kosovës dhe “Kompas”

Kuvendi i Kosova ka miratuar Marrëveshjen e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas” – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë. Marrëveshja është miratuar me 103 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ministri i Financave, Hekuran […]

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Projektligji synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e cilësisë së kujdesit në sistemin shëndetësor parësor, përmes financimit të butë nga mekanizmat e Banka Botërore, ku bën pjesë edhe IDA.

“Kjo marrëveshje kredisë ka vlerën prej 18.6 milionë euro dhe vjen me kushtet e buta të financimit me Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), e cila është pjesë e Bankës Botërore. Me të cilat 25 janë vite maturimi, nga të cilat pesë janë grejs periodë (periudhë carëse), ndërsa 20 vite janë amortizim, me një normë interesi prej 0.64% vjetore, raporton EO, transmeton Periskopi.

Qëllimi kryesor i projektit është forcimi i kapaciteteve institucionale, si dhe rritja e cilësisë së kujdesit në sistemin shëndetësor parësor. Projekti ka tre komponentëz Komponenti i parë: mbështet forcimin e rrjetit ndërkufitar të sistemit shëndetësor, që përfshin përmirësimin, pajisjen me shërbime, zhvillimin dhe zbatimin e kornizës ligjore, forcimin e kapaciteteve institucionale, si dhe përgatitjen për reagime ndaj pandemive. Komponenti i dytë: mbështet zhvillimin e një sistemi të integruar informativ për shëndetësi, pra parashikon një sistem të ri spitalor, i cili ndihmon për përmirësimin e cilësisë së kujdesit. Komponenti i tretë: përfshin mbështetjen për menaxhimin dhe zbatimin e përgjithshëm të këtij projekti, duke përfshirë edhe vlerësimin dhe monitorimin”, tha ai.

Të ngjashme
Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

'Lule Gjeli' kërkon shpëtim, Tomë Gashi i paraqitet në heshtje me “like”

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Komandanti i KFOR-it: Presim mbështetje nga Serbia për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Takim në fshehtësi të plotë: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

“Zhegrova do të largohet nga Juventusi”, Fiorentina shpreh interesim për të

“Zhegrova do të largohet nga Juventusi”, Fiorentina shpreh interesim për të

Zemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

Zemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

“A ki naj avokat të hajrit”, zbulohet biseda e Lule Gjelit me zëvendësministrin e VV-së, Avni Zogianin

“A ki naj avokat të hajrit”, zbulohet biseda e Lule Gjelit me zëvendësministrin e VV-së, Avni Zogianin

Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington