1 milion euro në veturë, kontrolli në kufi, shpëlarje e parave dhe arrestimi i të dyshuarve – krejt çka dihet deri tani

1 milion euro në veturë, kontrolli në kufi, shpëlarje e parave dhe arrestimi i të dyshuarve – krejt çka dihet deri tani

Një milion euro në veturë dhe të padeklaruara në kufi, ku i përfshirë ishte edhe një polic i Shqipërisë u zbuluan të martën nga Dogana e Kosovës. Rasti u zbulua në pikëkalimin kufitar “Merdar”, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga zyrtarët doganorë. Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte selektuar për kontroll në hyrje të […]

Rasti u zbulua në pikëkalimin kufitar “Merdar”, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga zyrtarët doganorë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte selektuar për kontroll në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

“Pas indikacioneve të para nga skaneri, është kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit.

Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1,000,000 (një milion) euro.

Dogana e Kosovës theksoi se përdorimi i teknologjisë së avancuar të kontrollit, si skanerët X-Ray, mbetet një nga mjetet kyçe për zbulimin e rasteve të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare.

Tre persona ndalohen për 48 orë – dyshohen për “Shpëlarje parash”

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), tre persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shpëlarja e parave”.

Të dyshuarit, Ardit Laska, polic në radhët e Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj, janë ndaluar gjatë një kontrolli të kryer në pikëkalimin kufitar Merdar, në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë dhe Doganës së Kosovës.

Po ashtu edhe nga Prokuroria Speciale thonë se sipas vlerësimeve fillestare, shuma e dyshuar arrin në rreth një milion euro.

Prokuroria po punon ngushtë me Policinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, duke respektuar procedurat në fuqi.

Hetimet e mëtejshme pritet të zbulojnë origjinën e parave dhe rrjetin e mundshëm të përfshirjes në veprimtari kriminale. /Periskopi/

Dogana e Kosovës gjen rreth 1 milion euro të padeklaruara në një veturë në Merdar

“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar masë ndalimi 48 orësh

Të ngjashme
Hodhi ujë drejt Edi Ramës, deputeti i PD’së Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan, ku dyshohet se djali vrau babain

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan, ku dyshohet se djali vrau babain

Kaos brenda e jashtë Kuvendit të Shqipërisë, 6 policë të plagosur dhe 17 protestues në spital

Kaos brenda e jashtë Kuvendit të Shqipërisë, 6 policë të plagosur dhe 17 protestues në spital

Rrëzohet një helikopter në Çeki, një ushtar vdes e katër të tjerë lëndohen

Rrëzohet një helikopter në Çeki, një ushtar vdes e katër të tjerë lëndohen

Vrasja tragjike në Deçan, arrestohet i dyshuari

Vrasja tragjike në Deçan, arrestohet i dyshuari

Tragjike: Djali e vrau aksidentalisht babanë në Deçan, Policia jep detaje

Tragjike: Djali e vrau aksidentalisht babanë në Deçan, Policia jep detaje

Phillips: Kosovës i mungon pjekuria politike për të qenë partnere strategjike

Phillips: Kosovës i mungon pjekuria politike për të qenë partnere strategjike

Rritet fluksi në kufi, kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Rritet fluksi në kufi, kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Pesë të vdekur brenda 4 ditëve, mbi 120 aksidente me të lënduar

Pesë të vdekur brenda 4 ditëve, mbi 120 aksidente me të lënduar

Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj