Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan, ku dyshohet se djali vrau babain

Prokuroria Themelore në Pejë është deklaruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur të enjten në Bjeshkët e Strellcit, ku një person ka privuar nga jeta babanë e tij.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore.
“Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Nikçi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:43 në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit.
Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se vdekja ka ndodhur aksidentalisht, megjithatë autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.











