Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Ish-ministri i Jashtëm i Norvegjisë dhe kryetari i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Knut Vollebaek, në një videoprezantim në konferencën “Urat e kujtesës”, të mbajtur në Prishtinë në muajin qershor, foli për sfidat e pazgjidhura që lidhen me personat e zhdukur nga lufta në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të zbardhjes së fatit të tyre.

Vollebaek theksoi se, gati tri dekada pas konfliktit në Kosovë, rreth 1.600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa për familjet e tyre koha nuk e ka zvogëluar as dhimbjen e pasigurisë dhe as nevojën për përgjigje.

Sipas tij, çdo rast i pazgjidhur ka rëndësi dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional, politik dhe shkencor.

Ai vlerësoi rolin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) në Kosovë, duke theksuar se përmes metodave moderne të identifikimit, veçanërisht analizave të ADN-së, është ndihmuar në zbardhjen e fatit të më shumë se 2.600 personave të zhdukur.


Vollebaek bëri thirrje që rastet ende të pazgjidhura të rishikohen duke përdorur teknikat më të avancuara mjekoligjore dhe shkencore. Ai theksoi rëndësinë e rishikimit të identifikimeve të mëhershme të bazuara kryesisht në veshje dhe sende personale, si dhe analizimin e mëtejshëm të mbetjeve mortore të paidentifikuara që ruhen në institucionet përkatëse.

Ai nënvizoi se forcimi i institucioneve vendore, përfshirë Agjencinë e Kosovës për Mjekësi Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, si edhe vazhdimi i bashkëpunimit rajonal, mbeten thelbësore për përmbylljen e këtij procesi.

“Pajtimi nuk ka të bëjë me harrimin e së kaluarës. Ai ka të bëjë me përballjen me të në mënyrë të ndershme, njerëzore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, u shpreh Vollebaek.

Sipas tij, përfundimi i procesit për personat e zhdukur do të përbënte jo vetëm përmbushje të një detyrimi ndaj familjeve që ende presin përgjigje, por edhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të drejtësisë tranzicionale dhe pajtimit në Kosovë.

Të ngjashme
Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

BE-ja e gjobit Google me 890 milionë euro

BE-ja e gjobit Google me 890 milionë euro

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit

Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit

Bilanc tragjik nga Ebola në Kongo mbi 1000 viktima, rritet shqetësimi për përhapjen

Bilanc tragjik nga Ebola në Kongo mbi 1000 viktima, rritet shqetësimi për përhapjen

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Shkoi për pushime, 75-vjeçari humb jetën në plazhin e Orikumit

Nuk i kishte deklaruar mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti mundohet të arsyetohet: Ishin ndihmë nga familja

Nuk i kishte deklaruar mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti mundohet të arsyetohet: Ishin ndihmë nga familja

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

Burg për komentin kërcënues ndaj Hysni Gucatit, Gjykata jep vendimin

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Rrënimi i shtëpisë në Rrugën A, ndalohet vëllai i pronarit

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës

Zbulohet data kur do të zyrtarizohet Zidane si trajner i ri i Francës

0:000:00