Vrasja tragjike në Deçan, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar i dyshuari në lidhje me vrasjen tragjike që ndodhi sot në Bjeshkët e Strellcit në Deçan.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
Rugova u shpreh se dyshohet për një vrasje aksidentale mes familjarëve.
“Është sekuestruar edhe një armë zjarri”, u shpreh Rugova.











