Bajrami: Dje në mbledhje kërkova dorëheqjen e Abdixhikut dhe ofrova dorëheqjen time nga nënkryetare e LDK-së

Bajrami: Dje në mbledhje kërkova dorëheqjen e Abdixhikut dhe ofrova dorëheqjen time nga nënkryetare e LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas mbledhjes së fundit të LDK-së, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe duke ofruar njëkohësisht dorëheqjen e saj të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë. Bajrami ka theksuar se ky veprim buron nga standardet politike që vetë LDK-ja i ka […]

Bajrami ka theksuar se ky veprim buron nga standardet politike që vetë LDK-ja i ka ndërtuar dhe zbatuar ndër vite, si në fitore ashtu edhe në humbje.

“Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës si në fitore, ashtu edhe në humbje, ka ndërtuar dhe zbatuar standarde

Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme.

Ky veprim nuk është personal dhe as emocional, por respektim i standardit politik që LDK-ja vetë e ka ndërtuar ndër vite.

Përtej rezultatit të dobët zgjedhor të LDK-së, sfida kryesore për Republikën e Kosovës mbetet rreziku i përqendrimit të pushtetit absolut te një parti politike, te një person i cili, që pesë vite ka dëshmuar se interesin personal dhe atë partiak e ka para interesit të Kosovës.

LDK-ja kurrë s’ka qenë dhe as sot nuk është vetëm një parti politike; ka qenë, është dhe do të mbetet mbrojtëse e shtetit dhe e institucioneve, mbrojtëse e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë, por kjo bëhet e mundshme vetëm kur ne vëmë LDK-në para interesit personal dhe Kosovën para interesit politik partiak.

Pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin prandaj duhet zgjedhje të brendshme. Zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme dhe nga situata ku gjendemi nuk na shpëton asnjë proces tjetër.

Edhe njëherë, falënderoj 126 mijë e 102 qytetarë që kanë votuar LDK-në dhe 57 mijë e 153 gra e burra që më kanë besuar angazhimin tim politik.

Do të vazhdoj të punoj për LDK-në dhe për interesin e vendit, si deputete e zgjedhur në mandatin tim të shtatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, brenda Grupit Parlamentar të LDK-së.

LDK-ja ka nevojë për reflektim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen, sepse e fortë i duhet Kosovës.

Hykmetja ✌️

Të ngjashme
Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit

Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë

“Ushtritë shqiptare”, 10 oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

“Ushtritë shqiptare”, 10 oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Policia jep detaje për aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë: Një 52-vjeçare humbi jetën, pesë të lënduar

Policia jep detaje për aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë: Një 52-vjeçare humbi jetën, pesë të lënduar

E rëndë në Skenderaj: Djali dyshohet se plagosi aksidentalisht babanë, arrestohet

E rëndë në Skenderaj: Djali dyshohet se plagosi aksidentalisht babanë, arrestohet

Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

Një grua humb jetën, disa të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë -Prishtinë

Një grua humb jetën, disa të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë -Prishtinë

Raportohet për një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Raportohet për një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

IKD nis sot mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

IKD nis sot mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal