“Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, Sindikata e Policisë ngushëllon familjen Shaban Hajdari

Vdekja e zyrtarit policor të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, Shaban Hajdari, ka tronditur familjen, kolegët dhe komunitetin policor.

Hajdari është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë të Kukësit. Sipas dyshimeve fillestare, ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, raporton Klankosova.tv.

Pas kësaj ngjarjeje, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e tij në shërbim të Policisë së Kosovës. Në telegramin e ngushëllimit, Sindikata ka shprehur dhimbjen për humbjen e zyrtarit policor dhe është solidarizuar me familjarët, kolegët dhe të afërmit e tij.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari. Shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit, duke u uruar forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë humbje”.

Në fund të mesazhit, Sindikata ka nderuar kujtimin e Hajdarit me fjalët: “Qoftë i përhershëm kujtimi për të.”

Të ngjashme
Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

Prokurori: Video-incizimet dëshmojnë se vrasja e rreshterit Lika ishte e planifikuar

Nis rrënimi i shtëpisë problematike në Rrugën A për të cilën Përparim Rama doli me sqarim dje

Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë

“Ushtritë shqiptare”, 10 oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Policia jep detaje për aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë: Një 52-vjeçare humbi jetën, pesë të lënduar

E rëndë në Skenderaj: Djali dyshohet se plagosi aksidentalisht babanë, arrestohet

Gjenden pesë bomba dore në Junik, asgjësohen nga ekipet e deminimit

Sulmohet me thikë një shtetas i huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

0:000:00