Një grua humb jetën, disa të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë -Prishtinë

Një grua humb jetën, disa të lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Mitrovicë -Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime.


Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas Hoxhës, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, ku një femër raportohet se ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po zhvillon hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit”, ka deklaruar Hoxha për IndeksOnline.

Hoxha ka përsëritur apelin për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Ditëve të fundit ka pasur raportime për humbje jetësh në rrugët tona si pasojë e aksidenteve në trafik. Policia po punon me ekipet e saj për parandalimin e tyre dhe marrjen e masave operative. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kushtet e rrugës. Mos përdorni telefonat gjatë vozitjes, pasi shpërqendrimi mund të jetë fatal si për ju, ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme
Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

Vazhdon rritja e naftës në Kosovë, kaq është çmimi sot

Raportohet për një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Raportohet për një aksident të rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

Ramos ‘thumbon’ Messin, rikrijon fotografinë me Kupën e Botës në shtrat

IKD nis sot mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

IKD nis sot mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

ShBA nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Testi i drogës, deputetja Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë

Vazhdon gjykimi për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, gjashtë të akuzuarit para drejtësisë

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Tiranë, betonierja hyn me shpejtësi në rreth, godet veturën dhe bie nga lartësia

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Tiranë, betonierja hyn me shpejtësi në rreth, godet veturën dhe bie nga lartësia

0:000:00