A pati marrëveshje mes komisionerëve të partive në Prizren? – të gjithë kandidatët atje dolën minus mijëra vota

A pati marrëveshje mes komisionerëve të partive në Prizren? – të gjithë kandidatët atje dolën minus mijëra vota

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka zbardhur manipulime me vota që shkojnë deri në mbi 4 mijë vota për një kandidat të vetëm. Devijimet më të mëdha në vota deri më tash kanë rezultuar në Prizren, ku më e prekura është Partia Demokratike e Kosovës. Të dhënat e fundit nga QNR […]

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka zbardhur manipulime me vota që shkojnë deri në mbi 4 mijë vota për një kandidat të vetëm. Devijimet më të mëdha në vota deri më tash kanë rezultuar në Prizren, ku më e prekura është Partia Demokratike e Kosovës.

Të dhënat e fundit nga QNR tregojnë një diskrepancë serioze mes votave të raportuara dhe atyre reale në kuti.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një reagimi theksoi  se çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i papranueshëm.

Derisa, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar kandidatët për deputet nga Prizreni, Anton Quni e Driton Selmanaj – që të dy u distancuan nga manipulimi me votat e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se pothuajse në të gjitha partitë politike ka mospërputhje të votave në Prizren, por në disa raste ndryshimet shkojnë në mijëra vota për vetëm një kandidat.

Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), kandidati që rezulton të ketë përfituar më së shumti nga numërimi fillestar është Arbër Rexhaj, i cili pas rinumërimit ka 439 vota më pak. Pas tij vijnë Rea Krasniqi me 402 vota më pak, Valon Ramadani me 308 vota më pak dhe Dafina Alishani me 250 vota më pak.

Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dallimet janë edhe më të thella.

Fetah Paçarizi rezulton me 4,006 vota më pak pas rinumërimit, ndërsa Nait Hasani ka humbur 2,213 vota. Kujtim Gashi ka 1,551 vota më pak, ndërsa Arianit Çollaku 1,397 vota më pak.

Ndryshime të konsiderueshme janë vërejtur edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kandidati Xhavit Uka pas rinumërimit ka 1,020 vota më pak, Driton Selmanaj 757 vota më pak, Anton Quni 412 vota më pak, ndërsa Visar Azemi 321 vota më pak.

Lëvizja Vetëvendosje

 

Partia Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës

 

 

Të ngjashme
Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi