Militantët e VV’së “eksitohen” para vaktit, Kurti i izoluar nga SHBA-të nuk pritet të ketë takime të nivelit të lartë në New York

Militantët e VV’së “eksitohen” para vaktit, Kurti i izoluar nga SHBA-të nuk pritet të ketë takime të nivelit të lartë në New York

Udhëtimi i Albin Kurtit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka “eksituar” militantët e Vetëvendosjes, edhe pse nuk dihet ende nëse kryeministri në detyrë do të ketë takime të nivelit të lartë atje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim të pjesëmarrjes […]

Në vitin e kaluar, në qytetin e banuar me miliona banorë dhe kryeqendrën e zhvillimeve të politikës ndërkombëtare – për shkak të selisë së OKB-së – kryeministri i izoluar i Kosovës, Albin Kurti, pati një agjendë shumë të zbehtë gjatë qëndrimit atje. Madje, i njëjti u kritikua shumë në Kosovë, pasi nuk arriti të takoj asnjë zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe apo Italisë, shtete këto që përbëjnë boshtin kryesor të politikës ndërkombëtare perëndimore.

Sot, kur Kosova humbi dialogun strategjik me SHBA-të, Kurti e gjen veten edhe më të izoluar në qëndrimin e tij në New York.

Një njoftim nga Ambasada amerikane në Prishtinë, i dha një shuplakë të madhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e këtij të fundit, pezulloi për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën.

Kjo ishte edhe goditja më e madhe që nga paslufta që ka marrë Kosova nga aleati më i fuqishëm në botë, Amerika.

Teksa një zhvillim tjetër, ndodhi hic më larg se ditën e mërkurë, ku Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio dhe Vuçiq diskutuan për thellimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë nisjen e një dialogu strategjik dypalësh, i cili pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Kurti, përveç që dështoi që të forcojë marrëdhëniet me aleatin kryesor të vendit gjatë qeverisjes së tij, vetëm sa i dobësoi edhe më shumë ato.

Përveç SHBA-së, tash e dy vjet Kosova është nën sanksionet e BE-së për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Izolimi i liderëve kosovarë, veçanërisht i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, është vërejtur tash e një kohë të gjatë. Se a do të ndryshojë kjo me vizitën e tyre në SHBA këtë vit, mbetet të shihet…/Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve