Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Autoritetet australiane vijojnë kërkimet për shqiptarin Orijol Rukaj, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë pjesëmarrjes në funeralin e vëllait të tij në Melburn dhe prej më shumë se gjashtë javësh nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Sipas policisë, 47-vjeçari, i cili ndodhej në paraburgim për akuza të rënda që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, ishte lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të zhvilluar në një varrezë të Melburnit, ku morën pjesë gjithashtu rreth 300 persona.

Rukaj ishte shoqëruar në ceremoni nga punonjës të sistemit korrektues dhe madje kishte marrë pjesë edhe si mbajtës i arkivolit. Megjithatë, pas përfundimit të ceremonisë, autoritetet kuptuan se ai nuk ndodhej më në vendngjarje.


Sipas hetuesve, shqiptari dyshohet se është larguar me një automjet tip Toyota Land Cruiser me ngjyrë të errët, i cili e kishte pritur pranë varrezave. Policia beson se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për të organizuar arratisjen.

“Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në funeral, oficerët humbën kontaktin vizual me të”, deklaruan autoritetet australiane.


Policia ka kryer kontrolle në rreth 20 adresa në Melburn dhe ka marrë në pyetje familjarë e bashkëpunëtorë të mundshëm të Rukajt. Hetuesit dyshojnë se ai vazhdon të fshihet në zonën metropolitane të Melburnit.

Sipas autoriteteve, disa persona që dyshohet se ndihmuan në planifikimin e arratisjes ndodhen aktualisht jashtë Australisë. Një person u ndalua në aeroportin e Melburnit në lidhje me çështjen, por më pas u lirua pa akuza.


Policia australiane ka publikuar edhe përshkrimin e të arratisurit. Rukaj përshkruhet si një burrë me trup të hollë, rreth 1 metër e m76 centimetra i gjatë, me sy kafë dhe flokë të shkurtër kafe. Ai u pa për herë të fundit i veshur me bluzë të bardhë, kostum të zi dhe atlete sportive./ Periskopi/


Të ngjashme
Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Rrogat e trajnerëve të Botërorit 2026: Carlo Ancelotti më i paguari

Rrogat e trajnerëve të Botërorit 2026: Carlo Ancelotti më i paguari

Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën

Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve në Kosovë, nuk e arrijnë dot fundin e muajit me shpenzime

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve në Kosovë, nuk e arrijnë dot fundin e muajit me shpenzime

Zjarr në Vlorë, rrezikohen edhe banesat

Zjarr në Vlorë, rrezikohen edhe banesat

Vdekja e Sahit Jasharit, Kurti shkon në Skënderaj për ngushëllime

Vdekja e Sahit Jasharit, Kurti shkon në Skënderaj për ngushëllime

Numërohen mbi 35% e votave me postë, VV 68.54% – LDK shume para PDK-së

Numërohen mbi 35% e votave me postë, VV 68.54% – LDK shume para PDK-së

0:000:00