“Mafia e betonit” – Gjykata e dënon Dimal Bashën për shpifje me 25 mijë euro

“Mafia e betonit” – Gjykata e dënon Dimal Bashën për shpifje me 25 mijë euro

Gjykata e ka detyruar Bashën që t’i kërkojë publikisht falje ish-zëvendësministrit të Financave dhe i ka caktuar atij shlyerjen e pagesës në vlerë 25 mijë euro për shpifje Dimal Basha është dënuar për shpifje kundrejt ish-zëvendësministrit të Financave, Mustafë Grainca, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Tanimë kryetari i Kuvendit të Kosovës është obliguar nga […]

Dimal Basha është dënuar për shpifje kundrejt ish-zëvendësministrit të Financave, Mustafë Grainca, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Tanimë kryetari i Kuvendit të Kosovës është obliguar nga Gjykata Themelore e Ferizajt që të paguajë dëmshpërblim në vlerë 25 mijë euro, pasi është gjetur fajtor për shpifje.

Aktgjykimi i shkallës së parë të gjykatës është shpallur më 22 korrik, sipas shkresës së lëndës të cilën e ka siguruar Paparaci.

Basha është shpallur fajtor për shpifje në lidhje me akuzat publike ndaj Graincës, një biznesmeni të ndërtimit në Ferizaj dhe ish-zyrtar me funskion publik, veprimtarinë e të cilit e kishte përshkruar si “mafi të betonit”, përcjell Periskopi.

Gjykata e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar padinë e Graincës ndaj Bashës, thuhet në dispozitivin e aktgjykimit.

“Aprovohet pjesërisht si e bazuar kërkesëpadia e paditësit Mustafë Grainca, e ushtruar kundër të paditurit Dimal Basha, si e bazuar”, thuhet në pikën e parë të dispozitivit të aktgjykimit.

Në pikat e tjera të dispozitivit, Gjykata e ka detyruar Bashën që t’i kërkojë publikisht falje paditësit dhe i ka caktuar atij shlyerjen e pagesës në vlerë 25 mijë euro për shpifjet që ka hedhur në drejtim të Graincës.

“Detyrohet i padituri që paditësit t’i komensoj dëmin e shkaktuar në emër të shpifjes dhe fyerjes së personalitetit në lartësi prej 25,000.00 euro, me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë e deri në përmbushjen definitive”, thuhet në pikën IV të dispozitivit.

Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe për këtë pritet të vendosë Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të lëndës.

Basha, në një deklarim publik më 2019 e kishte akuzuar Graincën për keqpërdorime dhe parregullsi në biznesin e ndërtimit në Komunën e Ferizajt, duke e përshkruar veprimtarinë e tij si “mafi të betonit”.

Disa javë më vonë atë vit, në korrik të 2019-s, Mustafë Grainca, ish-zëvendësministër i Financave nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ushtroi padi për shpifje dhe fyerje të personalitetit kundër Bashës, asokohe gazetar në një televizion.

Sipas kërkesë-padisë, Grainca kërkonte nga Basha dëmshpërblim në formë kompensimi prej 65 mijë eurove.

Grainca është një afarist në fushën e ndërtimit. Ai është pronar i “IDEA Invest” Sh.P.K., e cila është themeluar më 2015. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania figuron të ketë aktivitet primar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.

Më parë, ai ka qenë i përfshirë në Partinë Demokratike të Kosovës. Ka ushtruar për më shumë se një vit funksionin e zv/ministrit të Financave.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve