U sulmua mbrëmë rëndë – Flet gjinekologu Veliu, thotë se nuk i di motivet

U sulmua mbrëmë rëndë – Flet gjinekologu Veliu, thotë se nuk i di motivet

Gjinekologu Afrim Veliu dyshohet se u godit me një mjet metalik derisa po futej në veturë mbrëmë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur. “Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për […]

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur”, tha Borovci.

Ai shtoi se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur  ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi“, gjinekologu Veliu tha se është mirë dhe se sulmi nuk ndërlidhet me punën e tij dhe se nuk ka dyshim për ndonjë person apo për ndonjë çështje.

“Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, tha Veliu./Periskopi/

Të ngjashme
Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë