Incidenti me maturantët në veri, Sveçla: Propaganda serbe e shfaq ekstremizmin si festë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për incidentin e djeshme në veri. Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo propagandë nuk do të ketë sukses. “Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajne […]
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo propagandë nuk do të ketë sukses.
“Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajne dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngulfatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë e re nga ta! Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi”, ka shkruar Sveçla.
Postimi i plotë:












