11-vjeçarja mes të plagosurve nga sulmi me thikë i një kosovari në Gjermani

11-vjeçarja mes të plagosurve nga sulmi me thikë i një kosovari në Gjermani

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin gjerman të Halle (Saale) të dielën në mesditë, ku një burrë goditi me thikë disa persona përpara një ndërtese banimi në zonën e njohur si Magistrale. Policia atje ka dalë me detaje të reja për ngjarjen. Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjermane, tre persona kanë mbetur të plagosur si […]

Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjermane, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit – ndër ta edhe një vajzë 11-vjeçare, raporton Focus.de

Autoritetet thanë se të plagosurit janë një burrë 29-vjeçar me plagë të rënda, një burrë tjetër 47-vjeç me lëndime të lehta dhe një vajzë e mitur që fatmirësisht ka pësuar vetëm plagë të lehta me prerje. Të tre janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, transmeton Periskopi.

Sipas raportimeve të para, sulmit i ka paraprirë një debat, ku dyshohet se shkak ka qenë zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës. Dëshmitarë okularë të cituar nga gazeta “Mitteldeutsche Zeitung” thanë se sulmuesi ka dalë nga banesa dhe ka goditur me një thikë të gjatë disa fëmijë që ishin ulur para hyrjes.

Autori i dyshuar është një 46-vjeçar nga Kosova, i cili u arrestua pak minuta pas ngjarjes nga policia. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit, si dhe llojin e mjetit të përdorur në sulm.

Policia është duke kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur disa markime për mbledhjen e provave materiale. Pamjet nga vendi tregojnë praninë e forcave të shumta policore dhe njësive të emergjencës.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, veçanërisht për shkak se në shënjestër ishin fëmijë. Autoritetet kanë premtuar zbardhje të plotë të rastit dhe shtim të masave për sigurinë në lagje.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it