Rusia ia njeh Ukrainës “të drejtën sovrane” për t’u anëtarësuar në BE

Rusia ia njeh Ukrainës “të drejtën sovrane” për t’u anëtarësuar në BE

Kremlini tha të martën se është e drejtë sovrane e Ukrainës për të vendosur nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se Moska nuk synon që t’ia diktojë Kievit qasjen ndaj kësaj çështjeje. Kur u pyet nëse Ukraina mund të bëhet një ditë pjesë e Bashkimit Evropian, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: […]

Kremlini tha të martën se është e drejtë sovrane e Ukrainës për të vendosur nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se Moska nuk synon që t’ia diktojë Kievit qasjen ndaj kësaj çështjeje.

Kur u pyet nëse Ukraina mund të bëhet një ditë pjesë e Bashkimit Evropian, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Kjo është e drejta sovrane e cilitdo shtet”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne po flasim për integrim dhe procese të integrimit ekonomik dhe këtu, natyrisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë shteti dhe ne nuk do ta bëjmë atë”– shtoi Peskovi.

Sidoqoftë, ai tha se pozicioni i Rusisë është tjetër, kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Ukrainës në aleanca ushtarake.

“Është një pozicion tërësisht tjetër, natyrisht, për çështje të lidhura me sigurinë që ndërlidhen me mbrojtjen ose aleancat ushtarake” – tha zëdhënësi i Kremlinit.

Rusia vazhdimisht ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga ambicia për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë objektiv si rrezik ndaj sigurisë së saj.

Vendet e NATO-s nuk i kanë bërë ndonjë ftesë Ukrainës për anëtarësim e as nuk kanë përmendur afat kohor se kur mund të ndodhë anëtarësimi.

Të ngjashme
Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë, policia jep detaje

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë, policia jep detaje

A kanë lujtë mendsh shqiptarët? Ftojnë rusët ta çlirojnë Shqipërinë siç e “çliruan” Krimenë

A kanë lujtë mendsh shqiptarët? Ftojnë rusët ta çlirojnë Shqipërinë siç e “çliruan” Krimenë

Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje

Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

Raportohet se ndeshja Meksikë-Angli do t’i ndryshojë orari për shkak të rrezikut nga stuhia

Raportohet se ndeshja Meksikë-Angli do t’i ndryshojë orari për shkak të rrezikut nga stuhia

Australia shënon, barazon shifrat ndaj Egjiptit

Australia shënon, barazon shifrat ndaj Egjiptit

Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas

Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas

Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja?

Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja?

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit kërkon rikthimin e grumbullimit të qumështit

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit kërkon rikthimin e grumbullimit të qumështit

Arianit Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi

Arianit Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi

Egjipti gjen golin ndaj Australisë, Salah me shokë marrin avantazhin

Egjipti gjen golin ndaj Australisë, Salah me shokë marrin avantazhin

Nisin fluturimet direkte drejt Karlsruhe/Baden dhe Brukselit

Nisin fluturimet direkte drejt Karlsruhe/Baden dhe Brukselit

KFOR për ushtrimin e përbashkët me Policinë, EULEX, AME e FSK’në: Testoi zbatimin e kapaciteteve e aftësive në menaxhimin e krizave

KFOR për ushtrimin e përbashkët me Policinë, EULEX, AME e FSK’në: Testoi zbatimin e kapaciteteve e aftësive në menaxhimin e krizave