KFOR për ushtrimin e përbashkët me Policinë, EULEX, AME e FSK’në: Testoi zbatimin e kapaciteteve e aftësive në menaxhimin e krizave

KFOR për ushtrimin e përbashkët me Policinë, EULEX, AME e FSK’në: Testoi zbatimin e kapaciteteve e aftësive në menaxhimin e krizave

KFOR, ka dhënë detaje rreth ushtrimit të përbashkët të realizuar me EULEX’in, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, të njohur si ‘’Shpata e Artë 2026’’.

KFOR, theksoi se në ushtrim ka marrë pjesë edhe personi i FSK’së, dhe se, stërvitja, ka testuar zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë, përfshirë ata që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Postimi:

Më 2 dhe 3 korrik 2026, personeli i misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë (KFOR), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Policisë së Kosovës (PK) dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) zhvilluan aktivitete të përbashkëta stërvitore në kuadër të ushtrimit ” Shpata e Artë2026″.


Ushtrimi u mbajt në zonën stërvitore të Kampit Vrelo, në Prishtinë. Ai testoi zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë, përfshirë ata që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

Në ushtrim mori pjesë edhe personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.



Të ngjashme
Egjipti gjen golin ndaj Australisë, Salah me shokë marrin avantazhin

Egjipti gjen golin ndaj Australisë, Salah me shokë marrin avantazhin

Nisin fluturimet direkte drejt Karlsruhe/Baden dhe Brukselit

Nisin fluturimet direkte drejt Karlsruhe/Baden dhe Brukselit

OVL dënon arrestimin e Osman Selmanit nga autoritetet serbe: Lidhja e tij me UÇK’në është e pabazë, nuk figuron si veteran

OVL dënon arrestimin e Osman Selmanit nga autoritetet serbe: Lidhja e tij me UÇK’në është e pabazë, nuk figuron si veteran

Skema kriminale në sektorin e naftës: Nga një muaj paraburgim për 9 të arrestuarit

Skema kriminale në sektorin e naftës: Nga një muaj paraburgim për 9 të arrestuarit

Situata me qumështoren VITA, Shoqata e prodhuesve i drejtohet me një kërkesë Ministrisë, paralajmërojnë protesta

Situata me qumështoren VITA, Shoqata e prodhuesve i drejtohet me një kërkesë Ministrisë, paralajmërojnë protesta

Australia – Egjipti, formacionet zyrtare

Australia – Egjipti, formacionet zyrtare

E thotë ministrja Rizvanolli: Projekti i gazit amerikan nuk është çështje e kësaj dekade

E thotë ministrja Rizvanolli: Projekti i gazit amerikan nuk është çështje e kësaj dekade

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Skema kriminale në sektorin e naftës, kërkohet paraburgim për nëntë të arrestuarit

Skema kriminale në sektorin e naftës, kërkohet paraburgim për nëntë të arrestuarit

Lamine Yamal jep një mesazh teksa flet për përballjen me Ronaldon dhe Portugalinë

Lamine Yamal jep një mesazh teksa flet për përballjen me Ronaldon dhe Portugalinë

"Do të jetë një katastrofë": Çka po përgatit Trump për festën gjigante më 4 Korrik

"Do të jetë një katastrofë": Çka po përgatit Trump për festën gjigante më 4 Korrik

Një 29-vjeçare gjendet e mbytur në detin e Vlorës

Një 29-vjeçare gjendet e mbytur në detin e Vlorës

0:000:00