A kanë lujtë mendsh shqiptarët? Ftojnë rusët ta çlirojnë Shqipërinë siç e “çliruan” Krimenë

A kanë lujtë mendsh shqiptarët? Ftojnë rusët ta çlirojnë Shqipërinë siç e “çliruan” Krimenë

Ka qenë mjaft shokuese sot një deklaratë e ambasadës së Rusisë drejtuar mazhorancës dhe qeverisë shqiptare. Ka mjaft arsye që ky reagim ka pasur edhe një logjikë, pasi ka qenë e para Tirana zyrtare që e ka përmendur, përkatësisht ka bërë replikë.


E cila, megjithatë ka dashur të tregojë se ku dhe kë Moska mbështet dhe ku dhe kë e kundërshton. E në komentet e faqes së rrjeteve socjale të ambasadës ruse shikohet një tendencë më shumë virtuale sesa reale. Por që tregon tendencë më shumë se realitet.

Ku personazhe që duket më shumë se në realitet janë në rrjete thonë: „Lereni çfarë flasin keta idiotë që i sherbejnë nazifashisteve angloamerikan, ju lutem RUSI hajde na çlironi ashtu siç e çliruat Krimenë. Rroftë RUSIA, IRANI, KINA dhe Korea e Veriut”, thotë një komentues, që duket qartë se është fake. Në faqe thuhet se jeton në Ukrainë, por është nga Bujanovci. Një troll i qartë i shërbimit sekret rus. i cili thotë se protestat nuk duhet të rrëzojnë pushtetin por systemin, madje Dritan Goxhajn e konsideron shumë më lart se krerët e UÇK-së, të cilët i konsideron tradhëtarë. Shikohet nga miqtë se kjo llogari ka lidhje me Iranin, Erdoganin e shokët e tyre.

Një tjetër që adhuron një nga „ekspertët” gjeopolitike që kanë mbirë prej vitesh në panelet tona për të mbrojtur Putinin, thotë se Shqipëria duhet të ketë aleat strategjik Rusinë. Natyrisht ka edhe të tjera, por janë fallco, nuk ekzistojnë.


Para pak ditësh, gazetari i njohur italian Maurizio Molinari, për Jerusalem Post, fliste për protestat në Shqipëri, ku theksonte:

“Kushdo që e njeh Shqipërinë e di shumë mirë se shqiptarët nuk i urrejnë hebrenjtë”, tha ai. “Por ka edhe një faktor tjetër këtu: Edi Rama është shumë pro-perëndimor, ndoshta udhëheqësi më pro-perëndimor në Ballkan. Pra, duhet të pyesim veten se nga vijnë të gjitha këto protesta. Ato ishin të papritura, shumë agresive dhe shumë jo-shqiptare.”

Molinari punoi për La Stampa të Italisë nga viti 1997 deri në vitin 2020, katër vitet e fundit si kryeredaktor i gazetës. Në këtë cilësi, ai udhëtoi në Shqipëri të paktën 10 herë, duke raportuar për gjithçka, nga emigracioni dhe korrupsioni deri te përpjekjet e vazhdueshme të vendit për t'u bashkuar me BE-në.


“I gjithë qëllimi është të krijohen trazira”, tha Molinari, i cili u bë kryeredaktor i La Repubblica në vitin 2020, por dha dorëheqjen në fund të vitit 2024 pasi ndjenja publike italiane u përkeqësua ndaj Izraelit. “Meqenëse Rusia nuk mund të fitojë teknologjikisht kundër Perëndimit, e vetmja mënyrë për ta bërë Perëndimin të shpërthejë është nga brenda. E pamë këtë trend në Mbretërinë e Bashkuar gjatë Brexit në vitin 2016, pastaj në Evropë gjatë COVID, në Francë kundër [presidentit Emmanuel] Macron dhe në Gjermani kundër [ish-kancelarit Angela] Merkel.”

Ai shtoi: “Ajo që po ndodh në Shqipëri tani është një shembull se sa e rrezikshme është lufta hibride. Pas 7 tetorit, të njëjtët robotë dhe troll pro-rusë kundër Ukrainës u bënë pro-Hamas kundër Izraelit. Kjo është një strategji mbarëbotërore.”



Të ngjashme
Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë, policia jep detaje

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë, policia jep detaje

Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje

Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

Raportohet se ndeshja Meksikë-Angli do t’i ndryshojë orari për shkak të rrezikut nga stuhia

Raportohet se ndeshja Meksikë-Angli do t’i ndryshojë orari për shkak të rrezikut nga stuhia

Australia shënon, barazon shifrat ndaj Egjiptit

Australia shënon, barazon shifrat ndaj Egjiptit

Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas

Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas

Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja?

Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja?

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit kërkon rikthimin e grumbullimit të qumështit

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit kërkon rikthimin e grumbullimit të qumështit

Arianit Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi

Arianit Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi

Egjipti gjen golin ndaj Australisë, Salah me shokë marrin avantazhin

Egjipti gjen golin ndaj Australisë, Salah me shokë marrin avantazhin

Nisin fluturimet direkte drejt Karlsruhe/Baden dhe Brukselit

Nisin fluturimet direkte drejt Karlsruhe/Baden dhe Brukselit

KFOR për ushtrimin e përbashkët me Policinë, EULEX, AME e FSK’në: Testoi zbatimin e kapaciteteve e aftësive në menaxhimin e krizave

KFOR për ushtrimin e përbashkët me Policinë, EULEX, AME e FSK’në: Testoi zbatimin e kapaciteteve e aftësive në menaxhimin e krizave

0:000:00