Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

Shkruan: Kreshnik Spahiu   Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos votoj Albin Kurtin. Madje thirrja e SHB ka shkuar më tej duke e akuzuar si mashtrues dhe njeri të pabesueshëm pë BE, NATO dhe SHBA. I deleguari i Presidentit Trump ka theksuar se: “BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare […]

Shkruan: Kreshnik Spahiu

 

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos votoj Albin Kurtin.

Madje thirrja e SHB ka shkuar më tej duke e akuzuar si mashtrues dhe njeri të pabesueshëm pë BE, NATO dhe SHBA.

I deleguari i Presidentit Trump ka theksuar se:

“BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni.” – thekson Richard Grenell.

Qëndrimi SHBA vjen 5 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Kujtojmë që qeveria Kurti 1 është rrëzuar 5 vjet më parë nga Donald Trump në mandatin e parë dhe SHBA janë të vendosura mos bashkpunojnë me politikanin më anti-amerikan në trevat shqiptare, siç e konsiderojnë ata.

Ndërkohë aktivistët e Vetevendosjes justifikohen se Kosova është sovrane dhe SHBA duhet zgjedh populli liderët e saj.

Tre pyetjet që shtrohen janë:

1- Kosova i çlirua vetë apo nga amerikanët?

2- Pse Kosova nuk e fitoi pavarësinë dot e vetme për 1000 vjet luftë por e fituan për 100 ditë kur bombardoi Amerika?

3- Nëse SHBA nuk do e njihte Kosovën si shtet, a do egzistonte sovraniteti i saj apo jo?

Sigurisht mosmirënjohësit e Vetëvendosjes janë gati ti shpallin luftë perëndimit, vetëm për kolltukun e Albinit.

Por ky është vetëm fillimi.

Çuritërisht sot Tirana heshti.

Heshtën partitë e reja dhe të vjetra

Heshtën liderët e ri dhe të vjetër.

Kjo tregon sa pak politik prodhon Tirana dhe sa pa integritet është klasa politike shqiptare.

Çuditërisht heshtën edhe Trumpistët e Tiranës.

Ata heshtën dhe nuk dihet me kë janë:

Me Trump apo me Albinin?

Në fakt ata heshtën sepse kanë frikë sepse po ju vjen rradha.

Ata e dinë që nuk është e largët dita kur Trump të bëjë thirrje se kush duhet të votohet në Shqipëri.

Atë ditë Trumpistët e Tiranës do duken në sytë e shqiptarve si super Trapa.

Ëndrra e tyre se do përdorin Trump për të ardhur në pushtet do kthehet në bumerang ditën që Musk dhe Grenell do bëjnë thirrje: Mos votoni Non-Gratat e SHBA.

Atë ditë trumpistët e Shqipërisë do thonë: “Trump sapo u korruptua”

Duroni pak: “Është radha e tyre”

Të ngjashme
LITURGJIA E T'ATIT

LITURGJIA E T'ATIT

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët