Nji Kryeministër që nuk e ka mbështetjen amerikane, nuk munet me i kry detyrat kushtetuese

Nji Kryeministër që nuk e ka mbështetjen amerikane, nuk munet me i kry detyrat kushtetuese

Shkruan: Halil Matoshi 1. Përfaqësuesi ma i afërt i Donald Trump, Richard Grenell po thoteë se Kurti nuk mbështetet nga ShBA, e ky për neoenveristat shqiptarë nuk e përfaqëson Amerikën zyrtare. “Kemi miq pa fund në ShBA”, tha ministrja e jashtme e Kosovës, e inkursueme nga qarçe antikosovare, me i mbështet politikat e Kurtit. Vërtet […]

1.
Përfaqësuesi ma i afërt i Donald Trump, Richard Grenell po thoteë se Kurti nuk mbështetet nga ShBA, e ky për neoenveristat shqiptarë nuk e përfaqëson Amerikën zyrtare. “Kemi miq pa fund në ShBA”, tha ministrja e jashtme e Kosovës, e inkursueme nga qarçe antikosovare, me i mbështet politikat e Kurtit.
Vërtet secili p’ej nesh ka miq në ShBA, ashiqare shqiptarë, derisa ministrja nuk ka taku asnji zyrtar të Adninistratës Trump, pos “analista” që s’dijnë me shkru, e “aktivista të çashtjes shqiptare” me çaj t’rusit ,n’Amerikë!?
Kur djali i Presidentit Trump, Donald Junior, e familjarizoi deklaratën e Grenell në platformën X, tue shpërnda, si mesazh të babës Donald Senior, injorantat e Albin Babës thanë prapë se as ky nuk e përfaqëson Amerikën.
Po e presin vet kreatorin e nji Rendi të Ri Botnor, Trump që me ua mledhë betë.
Munet me qenë vonë dhe tronditëse.
Trump nuk punon fshehtas.
Atëherë populli i Kosovës kfjellet si zakonisht në histori – përballë rreziqeve supreme – e merr vesh dhe grithet!
Besoni ky sentiment nacionalist nuk ia vlen!

2.
Nuk ka dyshim se në Serbi qeveriset me popullizëm klerikal (fashizëm të djathtë). porse ekziston edhe lëvizja antifashiste që nga Dimitrije Popović, Kosta Novakoviċ, Koča Popoviċ e deri te Srdja Popović e Nataša Kandić.
Derisa në Kosovë poulizmi i majtë, nji neoenverizëm demaçist, po merr hez, por lëvizje antifashiste nuk ka!?
Sepse tek kosovarët patriotizmi foklorik e shtypë vet idenë e kundërshtimit. Refuzimit estetik.
Nacionalizmi etnik kërkon rreshtim, jo kritikë!
Kërkon gjendje të jashtëzakonshme (teori e Albin Kurtit) për me majtë pushtetin.
E majta tevolucionare kurrë nuk u ka dalë krah kosovarëve.
Lë të dihet.

Të ngjashme
LITURGJIA E T'ATIT

LITURGJIA E T'ATIT

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët