Qumështi APTAMIL për foshnja i kontaminuar me bakterin Bacillus Cereus, AUV jep detaje me vonesë

Qumështi APTAMIL për foshnja i kontaminuar me bakterin Bacillus Cereus, AUV jep detaje me vonesë

Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë i Komisionit Evropian (Rapid Alert System for Food and Feed – RASFF) ka njoftuar se në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut është shpërndarë një ushqim për foshnja i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)  përmes një […]

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)  përmes një përgjigje me shkrim për Periskopin ka treguar se bëhet fjalë për produktin e  qumështit APTAMIL ku është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me një produkt ushqimor, qumështin APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus”, thuhet në përgjigje.

AUV ka theksuar se janë duke bashkëpunuar me kompaninë importuese për asgjësimin e produktit.

“Dhe është duke u marrë me rastin në fjalë në bashkëpunim me kompaninë importuese për grumbullimin dhe asgjesimin e këtij produkti”, thuhet në përgjigje.

Sipas Ligjit për Ushqimin (Nr. 08/L-120), Agjencia e Ushqimit është e obliguar të informojë menjëherë konsumatorët në rast rreziku. Neni 6 i këtij ligji përcakton qartë se “në rast të rrezikut nga ndonjë ushqim, Agjencia ka për obligim ta njoftojë publikun, institucionet shtetërore dhe palët e interesit”.

Sipas njoftimit zyrtar të RASFF-it, produkti “infant food” është prodhuar në Holandë dhe është shpërndarë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE), si dhe në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, raporton Periskopi.

Nga analizat laboratorike të kryera në Holandë, është konstatuar prania e bakterit Bacillus Cereus në nivel prej 580 cfu/gr./Periskopi/

Alarm nga institucioni i Komisionit Evropian: Ushqim për foshnja i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus është shpërndarë edhe në Kosovë

 

Të ngjashme
Rrëzohet një helikopter në Çeki, një ushtar vdes e katër të tjerë lëndohen

Rrëzohet një helikopter në Çeki, një ushtar vdes e katër të tjerë lëndohen

Vrasja tragjike në Deçan, arrestohet i dyshuari

Vrasja tragjike në Deçan, arrestohet i dyshuari

Tragjike: Djali e vrau aksidentalisht babanë në Deçan, Policia jep detaje

Tragjike: Djali e vrau aksidentalisht babanë në Deçan, Policia jep detaje

Phillips: Kosovës i mungon pjekuria politike për të qenë partnere strategjike

Phillips: Kosovës i mungon pjekuria politike për të qenë partnere strategjike

Rritet fluksi në kufi, kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Rritet fluksi në kufi, kaq po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Pesë të vdekur brenda 4 ditëve, mbi 120 aksidente me të lënduar

Pesë të vdekur brenda 4 ditëve, mbi 120 aksidente me të lënduar

Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

BE-ja e gjobit Google me 890 milionë euro

BE-ja e gjobit Google me 890 milionë euro

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit

Videoja bëhet virale, burri pas Trumpit imiton gjestet e presidentit gjatë tubimit

Bilanc tragjik nga Ebola në Kongo mbi 1000 viktima, rritet shqetësimi për përhapjen

Bilanc tragjik nga Ebola në Kongo mbi 1000 viktima, rritet shqetësimi për përhapjen

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri