Ofendoi heronjtë e luftës, ish-gazetari reagon sërish: Ma paskan hakuar llogarinë e Facebook-ut

Ofendoi heronjtë e luftës, ish-gazetari reagon sërish: Ma paskan hakuar llogarinë e Facebook-ut

Ish-gazetari i Botës Sot, Nefail Maliqi i ka kërkuar falje familjeve të dëshmorëve Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi për komentet fyese të bëra përmes një komenti në rrjetin social Facebook të dielën. Maliqi, i cili e përkrah publikisht kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, aludoi se Krasniqi dhe Gashi nuk kishin qenë luftëtar […]

Maliqi, i cili e përkrah publikisht kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, aludoi se Krasniqi dhe Gashi nuk kishin qenë luftëtar në terren por “në Hotelin Rogner” në Tiranë.

“Këta mirë i paska zan pozicioni në vijën e parë të frontit. Liria ka emër me dy tela qiftelia, në hotel Rogner”, shkroi Maliqi duke komentuar një video që shfaqte dy dëshmorët duke kënduar me çifteli.

Në një reagim në Facebook të hënën, ai është arsyetuar se i është hakuar llogaria në Facebook.

“Tash me njoftuan per ket postim disa kolegë qe skam lidhje. Po ska te beje asgje me mua, pasi fb im qenka hakeruar”, tha ai në një postim me plot gabime drejtshkrimore.

“Leni kto hajgare, kto montazhe tash me kto (AI) manipulimr. Eshte pak problem me kompremetu Nefail Maliqin!”, vazhdoi ai.

Maliqi tha se nuk është në dijeni për komentet që vetë i bëri.

“Une se kam pare fare ket postim, tash me njoftuan dhe vertete ma paskan hakeru faqen e fb tim, qka e kam prit nje gje te tille. Sa here jam aktiv ne mbrojtje te shtetit , kam telashe ja me fb, ja me Serbine!”, pretendoi Maliqi.

Në fund, ai tha se i falënderon “ekspertët zviceranë” që ia rikthyen nën menaxhim llogarinë e Facebook-ut./Periskopi/

Të ngjashme
​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

​Incidenti në Magurë të Lipjanit, Shatrolli: Policia shton patrullimet

Ditë të nxehta përpara, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Ditë të nxehta përpara, parashikimi i motit për javën e ardhshme

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Formacioni më i mirë i raundit të tretë në Kupën e Botës

Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Tërmetet në Venezuelë: Nxirren nga rrënojat dy të mitur

Tërmetet në Venezuelë: Nxirren nga rrënojat dy të mitur

Transferimi mund të presë, Raphinha ka sytë vetëm te Kupa e Botës

Transferimi mund të presë, Raphinha ka sytë vetëm te Kupa e Botës

“Wolverine Challenge”, pjesëtarë të KFOR-it “masin” forcat në shumë disiplina

“Wolverine Challenge”, pjesëtarë të KFOR-it “masin” forcat në shumë disiplina

Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Kënduan këngë nacionaliste, Policia ndalon disa persona pas përfundimit të “Vidovdanit”

Kënduan këngë nacionaliste, Policia ndalon disa persona pas përfundimit të “Vidovdanit”

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Dy vjet në pushtet, BDI-ja akuzon VLEN-in për mashtrim e dështim

Dy vjet në pushtet, BDI-ja akuzon VLEN-in për mashtrim e dështim

OVL-UÇK thërret nesër konferencë për media

OVL-UÇK thërret nesër konferencë për media