Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Me këngë e lutje fetare ka përfunduar festa e serbëve në Gazemistan. Qindra serbë nga Kosova u mblodhën në shënimin e festës së ashtuquajtur “Vidovdan”.

Si shkak I mbledhjes së serbëve në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, u krijuan kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Policia kontrolloi nëse ata mbanin me vete ndonjë simbol që nxit urrejtje ndëretnike, raporton EO, transmeton Periskopi.

Sipas zyrtarëve policorë në terren, situata ka qenë e qetë.

Data 28 qershor shënon zhvillimin e Betejës së Kosovës, ku koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit pësoi humbje nga Perandoria Osmane.

Pas kësaj humbjeje, popujt e Ballkanit u pushtuan nga otomanët ose u detyruan të bëhen vasal të sulltanit.

Princërit shqiptarë vazhduan të luftojnë e më i shquari ndër ta ishte Skënderbeu. Serbia u bë pjesë e Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës u zhvillua më 28 qershor (15 qershor sipas kalendarit të vjetër), 1389 në Fushën e Kosovës, midis koalicionit të ushtrive të popujve të Ballkanit, të prirë nga princi Lazar dhe forcave otomane të udhëhequra nga sulltani Murati I (mbretëroi 1360–89).

Beteja ishte e ashpër dhe në të u vranë të dy liderët, Princi Llazar dhe Sulltan Murati, si dhe shumë princër tjerë. Të dy ushtritë gati se u zhdukën fare.

Por, Perandoria Otomane kishte resurse të ngrinte një ushtri të re, për kohë më të shkurtër.

Popujt e Ballkanit nuk kishin mundësi të merrnin veten shpejtë dhe shumica prej tyre përfundimisht ranë nën sundimin Otoman.

Nuk ka shumë të dhëna për Betejën e Kosovës e madje shumica e këtyre të dhënave janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Prandaj, kjo ngjarje sot më shumë dihet për nga mitet rreth saj se nga faktet historike.

Nën sundimin e Sulltan Muratit I, otomanët e zgjeruan sundimin e tyre nga Anadolli në Ballkan.

Në verën e vitit 1389, Sulltan Murati arriti në Kosovë ku u përball me koalicionin e princave.

Ndonëse beteja përshkruhet si betejë mes serbëve dhe turqëve apo mes të krishterëve dhe myslimanëve, faktet thonë krejt të kundërtën.

Në njërën anë ishin otomanët, ushtria e të cilëve përbëhej edhe nga ushtarë të popujve e princërve vasalë të tyre, përfshirë edhe të krishterë.

Në anën tjetër ishte një koalicion i princave të popujve të Ballkanit, ndër ta edhe shumë princa shqiptarë.

Dihet se në betejë është vrarë Princi Llazar, por nuk dihet për rrethanat në të cilat është vrarë.

Princi tjetër serb, Vuk Brankoviq, duke parë se beteja nuk mund të fitohej dhe duke ditur se duhej të shpëtonte sa më shumë ushtarë që të mundet, u tërhoq nga beteja.

Në tregimet serbe, Brankoviq cilësohet si tradhtar dhe tradhtia e tij si shkas për vdekjen e Princit Lazar.

Në betejë është vrarë edhe Sulltan Murati I, të cilin besohet se e ka vrarë Milosh Obiliqi, një nga heronjt kryesorë në tregimet dhe legjendat për Betejën e Kosovës.

I biri i Muratit I, Bajaziti I, u bë sulltan dhe e vazhdoi edhe për një kohë fushatën e zgjerimit të pushtimit otoman në Ballkan, por më 1403 u mund afër Ankarasë nga trupat mongole të Timurlengut.

Kjo u dha mundësi zotërinjve shqiptarë që të forcojnë pozitat e tyre. Në këtë kohë dalin në skenë familjet si Balshajt, Dukagjinët e Zahariajt në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët në Shqipërinë e Jugut.

Në këtë kohë, Venediku arriti të merrte qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në Artë. Budva, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Parga, që ishin qendra të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit u bënë pjesë e asaj që në histori njihet si Arbëria Venedikase./Periskopi

Të ngjashme
Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Kënduan këngë nacionaliste, Policia ndalon disa persona pas përfundimit të “Vidovdanit”

Kënduan këngë nacionaliste, Policia ndalon disa persona pas përfundimit të “Vidovdanit”

Dy vjet në pushtet, BDI-ja akuzon VLEN-in për mashtrim e dështim

Dy vjet në pushtet, BDI-ja akuzon VLEN-in për mashtrim e dështim

OVL-UÇK thërret nesër konferencë për media

OVL-UÇK thërret nesër konferencë për media

Lëndohen 7 persona në një aksident zinxhir në fshatin Rogovë

Lëndohen 7 persona në një aksident zinxhir në fshatin Rogovë

Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë

Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë

“Efekti Neymar”- Rritje e regjistrimeve të emrit në Brazil pas thirrjes për Botërorin 2026

“Efekti Neymar”- Rritje e regjistrimeve të emrit në Brazil pas thirrjes për Botërorin 2026

Serbët mblidhen për “Vidovdan” në Gazimestan, policia shton masat e sigurisë

Serbët mblidhen për “Vidovdan” në Gazimestan, policia shton masat e sigurisë

Serbët kontrollohen nga policia në hyrje të Gazimestanit

Serbët kontrollohen nga policia në hyrje të Gazimestanit

Marrëveshja Iran-SHBA sforcohet pas përplasjeve pranë Ngushticës së Hormuzit

Marrëveshja Iran-SHBA sforcohet pas përplasjeve pranë Ngushticës së Hormuzit

IKSHPK me këshilla për qytetarët gjatë temperaturave të larta

IKSHPK me këshilla për qytetarët gjatë temperaturave të larta

Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ nuk e zgjeron procesin

Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ nuk e zgjeron procesin

0:000:00