“Tren qeveritar”, Akuza për vjedhje të votave në Mitrovicë, publikohet një fotografi

Artan Behrami ka reaguar ashpër për procesin zgjedhor në Mitrovicë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, “fabrikim shtetëror të rezultatit”, raporton Periskopi. “Në këto pesë vjet, Kurti e ka suspenduar logjikën dhe e ka zëvendësuar me inat, përçarje e urrejtje. Zgjedhjet lokale janë reflektim i kësaj urrejtjeje që ka ndjellë”, ka […]

Artan Behrami ka reaguar ashpër për procesin zgjedhor në Mitrovicë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, “fabrikim shtetëror të rezultatit”, raporton Periskopi.

“Në këto pesë vjet, Kurti e ka suspenduar logjikën dhe e ka zëvendësuar me inat, përçarje e urrejtje. Zgjedhjet lokale janë reflektim i kësaj urrejtjeje që ka ndjellë”, ka deklaruar Behrami.

Sipas tij, në Mitrovicë janë përdorur të gjitha mjetet shtetërore dhe madje edhe grupe të nëntokës për të fabrikuar një fitore të rreme. “Në Mitrovicë nuk ka pasur tren bullgar, aty ka pasur tren qeveritar”, tha ai, duke paralajmëruar se kjo mund të shndërrohet në “skandalin më të madh zgjedhor në historinë e Kosovës së pasluftës”.

Behrami pretendon se në shumë vendvotime janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt dhe të përziera ndërmjet klasave, çka sipas tij tregon për trafikim votash dhe ndërhyrje sistematike në proces.

Ai u bëri thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë, organizatave joqeveritare dhe mediave që ta monitorojnë me kujdes numërimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) në Mitrovicë.

Të ngjashme
Bali Muharremaj del në terren: Stuhia e fortë shkaktoi dëmtime në qytet e fshatrat përreth, bëni kujdes

Pas humbjes, Messi përqafoi Yamalin dhe i tha: E ardhmja është te brezi juaj

Erërat e forta, llamarina e kulmit përfundon e varur në telat e rrymës elektrike në Kpuz të Klinës

Moti i lig në Klinë, telat e rrymës në Mrasor përfshihen nga zjarri pas erërave të forta (VIDEO)

Breshër i madh në fshatin Kryshec të Pejës (VIDEO)

Përkeqësimi i motit, qielli bëhet “burg” mbi fshatin Bukosh të Suharekës

Mbi 35 mijë gjoba në vetëm gjashtë muaj, ja sa shoferëve iu ndalua patentëshoferi në Pejë

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

BE e shqetësuar nga vendimi i KPK-së dhe Haxhiut për prokurorët serbë: Përmbahuni nga veprime që pengojnë ri-integrimin

Moti i ashpër lë pa rrymë shumicën e fshatrave në Istog dhe Klinë

Gostivar: 2900 të helmuar nga uji, pompat ilegale në lumë dyshohen si shkak – tre zyrtarë në pranga

Lëshoi leje për importimin e biocideve e pesticideve, ndalohet një zyrtar për keqpërdorim të detyrës

Burri s'gjeti vend as në Qeveri e as në Kuvend, por gruaja e Hysen Durmishit punësohet te Arben Vitia