Numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong rritet në 146

Numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong rritet në 146

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu këtë javë një kompleks banesor në Hong Kong është rritur në 146, njoftoi policia të dielën, më 30 nëntor. Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që […]

Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që u përball me zjarrin më vdekjeprurës në ndonjë ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980.

“Që nga ora 16:00 [sipas kohës lokale], bilanci i fundit i viktimave është 146. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave të tjera”, tha në një konferencë për media shefja e kësaj njësie, Tsang Shuk-yin.

Mbi 1.000 njerëz nga e gjithë qyteti kinez u mblodhën të dielën në kompleksin banesor në distriktin Tai Po, në veri të Hong Kongut, për të nderuar viktimat e zjarrit.

Autoritetet kanë krijuar një grup të përbashkët hetimor për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Njësia kundër korrupsionit e Hong Kongut ka arrestuar 11 persona në lidhje me zjarrin, tre prej të cilëve janë arrestuar po ashtu nga policia për vrasje nga pakujdesia.

Konsullata indoneziane në Hong Kong tha se të paktën shtatë shtetas indonezianë kanë vdekur nga zjarri.

Një punëtore filipinase jashtë gjithashtu humbi jetën në zjarr, tha të shtunën Konsullata e Manilës.

Departamenti i Ndërtesave të Hong Kongut ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të punimeve në 30 projekte private ndërtimi në të gjithë qytetin. /REL/Periskopi/

Të ngjashme
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg

Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg

Prishtina dekorohet me flamuj, gati për festën e Ditës së Çlirimit

Prishtina dekorohet me flamuj, gati për festën e Ditës së Çlirimit

Xhaka në mesin e lojtarëve më me përvojë në Botëror

Xhaka në mesin e lojtarëve më me përvojë në Botëror

10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më tani

10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më tani

Reçica padit Vedat Xhymshitin: Kam ushtruar padi dhe kallëzim penal për kërcënime dhe shpifje

Reçica padit Vedat Xhymshitin: Kam ushtruar padi dhe kallëzim penal për kërcënime dhe shpifje

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të AAK-së

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të AAK-së

Kush janë 10 më të votuarit e LDK-së deri më tani?

Kush janë 10 më të votuarit e LDK-së deri më tani?

KMSHK reagon ashpër ndaj KPM-së: Dënojmë fuqishëm deklarimin për mbylljen e “Debat Plusit”

KMSHK reagon ashpër ndaj KPM-së: Dënojmë fuqishëm deklarimin për mbylljen e “Debat Plusit”

Numërohen mbi 75% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

Numërohen mbi 75% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

Përfundon numërimi edhe në 9 qendra komunale, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi edhe në 9 qendra komunale, këto janë rezultatet

Dogana e Kosovës zbulon mallra me afat të skaduar dhe mungesë stoku në një depo doganore

Dogana e Kosovës zbulon mallra me afat të skaduar dhe mungesë stoku në një depo doganore

Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës

Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës

Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë

Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë