KQZ i dha tender me negocim kompanisë sllovene CETIS që vet e kishte përjashtuar

KQZ i dha tender me negocim kompanisë sllovene CETIS që vet e kishte përjashtuar

Një kompani sllovene që më parë ishte shpallur e papërgjegjshme për shkak të çmimit të lart që ofertoi, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është shpërblyer përsëri me kontratë për shtypjen e fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale 2025, përmes një procedure të negociimit pa publikim të njoftimit për kontratë, në kundërshtim të plotë me Ligjin për […]

Gjatë procesit të numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut, për balotazhin e zgjedhjeve lokale, komisionerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë ngritur ankesa për manipulime të mundshme në fletëvotime. Sipas tyre, disa fletëvotime kanë pasur parregullsi që nxisin dyshime për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Kompania sllovene CETIS d.d, që kishte përgatitur fletëvotimet, është arsyetuar se “gabimi është teknik” dhe se “përgjegjësia është e jona”.

Kompania që shtypi fletëvotimet në Mitrovicë: Gabimi i ynë e marrim përgjegjësinë

Detajet tregojnë se kompania që pranoi gabimin teknik, kishte fituar tenderin në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Në dhjetor të vitit 2024, KQZ kishte shpallur tenderin për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale 2025, me një vlerë të parashikuar prej 551 mijë euro.

Grupi i operatorëve “CETIS d.d dhe CETKOS L.L.C” kishte dorëzuar një ofertë prej 776 mijë eurosh, që tejkalonte vlerën e lejuar dhe për këtë arsye ishte shpallur i papërgjegjshëm.

“OE Grup i Operatorëve Ekonomik Cetis d.d., CETKOS L.L.C., ka ofruar çmimin total prej 776,232,32 EUR. OE është i  papërgjegjshëm ka ofertuar me çmimin më të lartë se sa vlera e parashikuar. Nuk i keni përmbushur kërkesat e sigurisë së tenderit; Nuk i keni plotësuar dhe nënshkruar si duhet { Formularin e paraqitjes së tenderit} {Formularin e paraqitjes së aplikacionit}; Nuk i keni përmbushur kërkesat e vlefshmërisë së tenderit; Nuk e keni paraqitur numrin e mjaftueshëm të kopjeve të kërkuar;Nuk e keni paraqitur deklaratën e cila identifikon nënkontraktuesit e zgjedhur për aktivitetin relevant të prokurimit;Gabimi (et) aritmetikor i evidentuar (a) është më shumë se dy përqind (2%) i vlerës totale të ofertës; Oferta e juaj, në përputhje me nenin 61.4 është konsideruar si ofertë abnormalisht e ulët; Nëse është e zbatueshme, kërkesa tjera formale/ administrative”, thuhet ndër të tjera në dokument.

 

Njoftimin për kontratën e plotë e gjeni KËTU

Njoftimin mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues të plotë e gjeni KËTU: Vendimi i AK-se.pdf

Në vend që të rihapte tenderin me kushte të barabarta për të gjithë operatorët, KQZ e anuloi procedurën e hapur dhe e shpërbleu të njëjtën kompani përmes negociatave të mbyllura, pa konkurrencë dhe pa publikim të ofertës.

Në dokumentin zyrtar të titulluar “Njoftim për nënshkrimin e kontratës”, thuhet qartë se procedura është zhvilluar “e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”, me arsyetim për ndjeshmërinë e procesit të shtypjes së fletëvotimeve.

“Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, propozojmë që të zhvillohet procedura e negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, me qëllim që të sigurohet shtypja e fletëvotimeve në kohë dhe në përputhje me kërkesat ligjore”, thuhej në arsyetimin e KQZ-së.

Kjo “ndjeshmëri” u përdor si arsyetim për shmangie të konkurrencës dhe favorizim të kompanisë që më herët ishte shpallur e papërgjegjshme.

Në fillim, kompania CETIS kishte ofertuar 776 mijë euro, shumë mbi kufirin e lejuar. Por pas anulimit të tenderit dhe nënshkrimit të kontratës me negociata, e njëjta kompani u shpërblye me 489 mijë euro, afër 300 mijë euro më lirë se oferta e parë, duke ngritur dyshime për mungesë transaprence.

Sipas këtij dokumenti, nga dy tendera të pranuara, vetëm një është konsideruar “i përgjegjshëm”, dhe pikërisht ai i CETIS. Kjo tregon se KQZ ka eliminuar konkurrencën e lirë dhe ka përsëritur të njëjtin subjekt që më herët ishte refuzuar për çmim të lartë.

Procedura e ndjekur nga KQZ bie ndesh me nenin 35 të Ligjit për Prokurimin Publik, që lejon negocimin pa publikim vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të arsyetuara qartë. Në këtë rast, mungon emergjenca reale, pasi zgjedhjet janë planifikuar shumë më herët, duke i dhënë kohë të mjaftueshme KQZ-së./Periskopi/

Të ngjashme
Juventusi s’ka besim te Zhegrova, ylli kosovar në kërkim të klubit të ri

Juventusi s’ka besim te Zhegrova, ylli kosovar në kërkim të klubit të ri

Pas 106 orësh i bllokuar nën rrënoja, nxirret i gjallë i riu në Venezuelë

Pas 106 orësh i bllokuar nën rrënoja, nxirret i gjallë i riu në Venezuelë

Fatbardha Osaj, gruaja e parë atashe e mbrojtjes së Kosovës në Shqipëri

Fatbardha Osaj, gruaja e parë atashe e mbrojtjes së Kosovës në Shqipëri

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Tre orë kërkim për burrin që dyshohej se u mbyt në Shëngjin, gruaja e gjen në kafiteri

Tre orë kërkim për burrin që dyshohej se u mbyt në Shëngjin, gruaja e gjen në kafiteri

Mbledhja në LDK, Haziri: Po trajtohet situata paszgjedhore, kemi vendosur të jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Mbledhja në LDK, Haziri: Po trajtohet situata paszgjedhore, kemi vendosur të jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Dy të arrestuar pas të shtënave me pesë viktima në një qendër rinore në Gjermani

Dy të arrestuar pas të shtënave me pesë viktima në një qendër rinore në Gjermani

Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

Gjini takon kryetarin e Odës Amerikane: Kyçja në rrjetin e gazit amerikan, hap strategjik për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës

Gjini takon kryetarin e Odës Amerikane: Kyçja në rrjetin e gazit amerikan, hap strategjik për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të Kosovës

Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Serwer me mesazh për politikanët: Filloni punën, formojeni Qeverinë

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet në disa pjesë – është ndërkombëtare, s’ka pikëpyetje

Faza e parë me eliminim në Kupën e Botës – ja cilat sfida mund t’i ndiqni në RTK

Faza e parë me eliminim në Kupën e Botës – ja cilat sfida mund t’i ndiqni në RTK