Dy vëllezërit në Gullbovc u vranë para derës së shtëpisë, vetëm tre ditë pasi kishin kryer të pamen e babait

Dy vëllezërit në Gullbovc u vranë para derës së shtëpisë, vetëm tre ditë pasi kishin kryer të pamen e babait

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ka tronditur fshatin dhe jo vetëm. Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës […]

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.

Rrethanat e ngjarjes: 

Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar për ta marrë bashkëshorten. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

 

Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes, për Sinjalin.

Ndryshe Policia i ka thënë Periskopit se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimi.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimi”, tha Elezaj për Periskopin.

 

 

Të ngjashme
‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit